Prej nëntë ditësh, banorët e Unazës së Re vijojnë protestën në një tendë të improvizuar përpara Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Shkak është bërë konflikti me ndërtuesin për pronën e tyre.
 
Banorët thonë se ndryshe nga sa kishin rënë dakord para nisjes së punimeve, investitori nuk u ka dhënë asnjë hyrje nga pallati i ndërtuar mbi tokën e tyre. Ata akuzojnë ndërtuesin se ka falsifikuar dokumentet.
 
“Kemi bërë disa kallëzime, por s’kemi marrë përgjigje.
 
Një vendim sido që ta nxjerrin këta dhe të ikim ta kërkojmë te instancat më të larta. Ndërtuesit kanë falsifikuar dokumentet",
denoncojnë banorët.
 
“Pallati është nëntë kate pa leje, Prokuroria të vijë dhe të bëjë konstatimin
”, thotë një banore e pallatit.
 
Gjykata e shkallës së parë u dha të drejtë banorëve pak ditë më parë duke detyruar firmën e ndërtimit që të shpërblejë pronarët e tokës ose në të kundërt do të ndërpriteshin punimet dhe do të shembej ndërtimi.

Vendimi është apeluar nga firma ndërtuese dhe Gjykata e Apelit ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar. 

[gallery]22890[/gallery]