TIRANE- Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bathore. Valter Kolaveri ka ndërruar jetë në spital pasditen e së enjtes ndërkohë që kushëriri i tij ndodhet ende në reanimacion. Ngjarja ndodhi për shkak të një "prishje hesapesh" mes tre personave të përfshirë në një kontrabandim njerëzish drejt Anglisë. I plagosur është i vëllai i viktimës Bashkim Kolaveri ndërkohë autori është Elson Daci, i cili është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit.
Dy të rinjtë kushërinj me njëri-tjetrin mbetën të plagosur si pasojë e një konflikti me armë zjarri në një lokal në qëndër të Bathores. Konflikti sipas burimeve nga policia për “Shqiptarja.com” ka ndodhur për shkak se të tre personat ishin pjesë e një grupi që kontrabandonte njerëz drejt Anglisë, ndërkohë policia ka shtruar si pistën kryesore të hetimit "prishjen e hesapeve mes tyre".
Klandestinët në Angli
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës për motive të prishjes së pazareve të klandestinëve. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar si Elson Daci. Valter Kolaveri dhe kushëriri i tij Bashkim Kolaveri kanë mbetur të plagosuri nga ngjarja. Mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe se janë të moshës 26 dhe 27 vjeç. Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar Daçi.
Inskenimi i atentatit
Elson Daçi nuk është i panjohur për policinë e Tiranës pasi një vit më parë babai i tij Xhelali ka inskenuar një ngjarje kriminale me qëllimin e vetëm që ti krijonte mundësinë djalit të tij, për të ikur si azilant në Angli. Një vit më parë Xhelal Daçi është dyshuar se ka sajuar vendosjen e një granate në derën e shtëpisë së tij, për të krijuar idenë se familja e tij ndihet e rrezikuar. Gjithçka mendohet se është bërë për të ndihmuar djalin e tij që t’i krijohen lehtësira për azil në një nga vendet e BE-së, teksa ai është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Kësisoj, Elsonit do t’i krijoheshin lehtësira në fitimin e azilantit politik, pasi ai e kishte kërkuar azilin në një nga vendet e BE-së.

(Policia në vendin ku ndodhi ngjarja në Bathore)

(Lokali ku ndodhi ngjarja në qendër të Bathores)
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO