Katër muaj nga përplasja me armë ndërmjet vëllezërve Cali dhe deputetit Armando Prenga për shkak të konfliktit për peshkimin në "Lagunën e Patokut", drejtësia shqiptare vazhdon të mbetet me dy qëndrime.
Aktualisht për këtë konflikt në burg ndodhet vetëm Gjergj Cali pasi Gjykata e Apelit në Tiranë i rrëzoi atij kërkesën për një masë më të butë sigurie përfshi dhe atë të "arrestit në shtëpi".
Ndërkohë që për të njëjtën akuzë, të tjera gjykata kanë lënë me masë sigurie "arrest në shtëpi" vellezërit e tij si dhe deputetin Prenga me të cilin ata u konfliktuan.
Prenga fitoi lirinë nga Gjykata e Lartë, ndërsa vëllai i Gjergj Calit, Nikoll Cali fitoi lirinë nga Gjykata e Laçit e cila i caktoi masën "arrest shtëpie".
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com