Konflikti për pronën në Velipojë, edhe Tom Doshi padit dy vëllezërit Molla për kanosje 

Konflikti për pronën në Velipojë, edhe Tom Doshi padit dy vëllezërit Molla për kanosje 

Tom Doshi

Shkoder- Ish deputeti Tom Doshi ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se kanë kanosur për motive pronësie.

“Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit  e kanë kanosur për motive pronësie” informoi sot policia e Shkodrës.

Edhe biznesmeni dhe ish-deputeti Tom Doshi është vënë në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë. 

Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65  dhe 58 vjeç, për një çështje prone pasditen e 15 qershorit. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë