Kongresi i Drejtshkrimit, Si e
aprovuan ata që sot ngrihen kundë

Kongresi i Drejtshkrimit, Si e <br />aprovuan ata që sot ngrihen kundë
Ai thotë se “isha çuditërisht i vetmi që iu kundërvura shumë interpretimeve të parimeve dhe të normave të Drejtshkrimit të Shqipes” në Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në vitin 1972. Sigurisht për këtë edhe u dënua nga regjimi komunist, por kjo fatkeqësi e jetës së tij diktuar nga regjimi, nuk e nguti të sulej sot kundër Standartit, të hakmerrej me gjuhën e shenjtë, për të cilën sot është i bindur se në asnjë mënyrë nuk duhet prekur. I ka ndjekur të gjitha debatet në media, të gjithë autorët që janë pro dhe kundër. Ka ndjekur librat, botimet e tyre, gjithçka. Në fakt “ata që sot shkruajnë për “Gjuhën në bunker”, duke e quajtur Kongresin e Drejtshkrimit një “Kongres famëkeq”, i cili e paska “injoruar gegërishten”, atëherë nuk u bënë të gjallë!”, thotë poeti dhe gjuhëtari i njohur Preng Cub Lleshi. Çfarë ka ndodhur në atë Kongres dhe si u zhvilluan debatet për Gjuhën e njësuar. Në intervistën për Shqiptarja.com, gjuhëtari Preng Cub Leshi na sjell përpara syve një mori ngjarjesh dhe faktesh, përpos reagimit të tij: “Mos e vrisni fjalën shqipe, zotërinj akademikë!

Zoti Preng, ju ishit një nga debatuesit dhe kundërshtarët e disa Vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 dhe, ndërkohë, në “Shqiptarja.com” ju botuat një artikull në të cilin theksohet se “Standardi” është një monument i kulturës shqiptare”. Nga se u nxit reagimi juaj në gazetën tonë?
-Parasëgjithash, dëshiroj t’ju falënderoj që po më intervistoni. Jeni e para gazetë që më kërkoni një intervistë një problem të tillë madhor, siç është problemi i qendrimit që po mbahet në ditët tona ndaj Kongresit historik të Drejtshkrimit të Shqipes, i cili u mbajt në nëntor të vitit 1972 e që vuri themelet e Gjuhës së Njësuar Shqipe, që ishte një ëndërr e kahershme e përfaqësuesve më të mëdhenj të kulturës shqiptare, duke nisur, të paktën, qysh nga mesi i shekullit XX.
Dhe le t`i përgjigjemi më konkretisht pyetjes Suaj. Po! Në atë Kongres, që ishte përgatitur me kompetencë e përgjegjësi historike, unë isha, çuditërisht, i vetmi që iu kundërvura shumë interpretimeve të parimeve dhe të normave të Drejtshkrimit të Shqipes. Ata që sot shkruajnë për “Gjuhën në bunker”, duke e quajtur Kongresin e Drejtshkrimit një “Kongres famëkeq”, i cili e paska “injoruar gegërishten”, atëherë nuk u bënë të gjallë! Ata jo vetëm heshtën atëherë, por edhe duartrokiten për vendimet e atij Kongresi!
Pikërisht kjo metamorfozë e këtyre tashmë akademikë, më revolton. Më revolton jo thjesht metamorfoza e këtyre “patriotëve të vonuar”, por, sipas meje, qëllimi i tyre i mbrapshtë për të zhbërë e për të shembur një monument vetëm sepse ky “u ngrit në kohën e komunizmit”, vetëm sepse ky, është ndërtuar “në kohën e Enver Hoxhës”!. Është njësoj si të thuash: “Hajde t`i prishim edhe hidrocentralet që u ndërtuan në ato vite!
“Përse duhet mbrojtur Standardi?-do të pyesnit Ju më konkretisht, por edhe kjo pyetje kërkon një përgjigje që i kalon caqet e kësaj interviste. Megjthatë, për t`i rënë shkurt, po të kujtoj se aty nga fillimi i diskutimit tim në Kongresin e Drejtshkrimit unë pata thënë: “Pasi jemi mbledhur në këtë Kuvend të Madh për të vënë në djep një krijesë të re, që do të rrojë në brezat e ardhshëm, nuk duhe t`i biemë kumbonares në një anë, por të gjitha anët, si në ditë feste”.
Kështu, atë ditë, siç e theksova, “u vu në djep një krijesë e re, që do të rrojë me brezat e ardhëshëm”!

Pra ju sot jeni kundër idesë së ndërhyrjes në Standard?
-Po. Dhe, nga faqet e gazetës Suaj, unë dua t`i pyes ata që çirren kundër Standardit: “Zotërinj Akademikë! Ku keni dëgjuar se babai dhe nëna e kanë vrarë fëminë e tyre pasi është bërë 40 vjeç, vetëm sepse, tani në moshën e pleqërisë, fëmija i dikurshëm nuk u duket i bukur, nuk u duket i përsosur fizikisht?! Dhe dua të besoj se ky krahasim duhet t`i vërë në mendime ata që duan ta vrasin fjalën e ëmbël shqipe!

A mbeti i njëjtë mendimi juaj nga fillimi deri në fund të diskutimeve? Cilat ishin marrëdhëniet tuaja me disa nga organizatorët dhe ideatorët e Kongresit të Drejtshkrimit: Me A. Kostallarin, E.Çabej e të tjerë?
-Natyrisht, Kongresi i Drejtshkrimit ishte një KUVEND, kuvend pune të përgjegjshme me rëndësi historike dhe në kuvende të tilla, edhe sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, burri e ka për detyrë ta shtrojë fjalën në KUVEND, por jo të ngulë këmbë në pikëpamjet e tij. Kjo nuk është as demokratike. Ndoshta nga këto, por edhe për arsye të tjera, unë nuk fola më në Kon gres, veç pata kënaqësinë që një shumicë e madhe delegatësh më rrethuan fill pas atij diskutimi disi pasionant.
Dhe, për të kaluar tek pjesa e dytë e pyetjes Suaj, midis atyre që më folën ishte ish pedagogu im i nderuar, albanologu i shquar Eqrem Çabej. Ai, siç e kam shpjeguar edhe në librin tim “Faqe nga Visari Leksikor i Mirditës”, më pyeti: “Me se po merresh, Preng”? Dhe unë iu përgjigja: “Me asgjë, profesor! Thjesht me punën e mësuesit të Gjuhës e të Letërsisë”! Dhe atëherë, me buzë në gaz, ai më tha: “Preng! Merru me visarin Leksikor të Mirditës, se do të zërë më pak punë se diskutimi që mbajte sot në kongres”!
Dhe unë, për respektin që kisha për pedagogun tim, por edhe për pedagogë të tjerë, si A. Kostallari, M. Domi, Sh. Demiri e të tjerë, pothuaj, heshta. Veçse, në heshtje, e mora mesazhin që më përcillte ky gjuhëtar i madh: Duhej respektuar mendimi i shumicës, mendimi i atyre gjuhëtarëve që dinin edhe më shumë se unë. Është kjo arsyeja që, siç e kam theksuar në artikullin që botoi gazeta Juaj, duke qenë i sigurt se diskutimi im do të shkaktonte kundërshtimin e shumicës, e pata mbyllur atë me këto fjalë:
“Tue rrudhë vetullat, unë vështroj me një përbuzje të akullt gishtin e dinjitarit që më dënon, por, tue ulë kokën, jam gati, si buelli, me i shërbye foshnjes”. E kisha marrë këtë frazë si një thënie të mençur të popujve të Lindjes. Ishte disi e ashpër, por asnjeri nuk më ndërpreu. Se edhe Drejtori i atëhershëm i Institutit të Gjuhësisë, A. Kostallari dhe pedagogu im i gramatikës historike, E. Çabej më respektonin, veçanërisht për punën që kisha bërë për mbledhjen e atyre që i qua nim “fjalë të rralla”, por që u bënë, më vonë, pjesë e leksikut aktiv të gjuhës shqipe.

Cilat ishin disa nga pikëpamjet a tezat që shtruat ju në Kongresin e Drejtshkrimit, të cilat vinin në kundërshtim me materialet bazë që iu paraqiten atij Kongresi?

-Në një intervistë si kjo është vështirë t`i japësh një përgjigje shterruese kësaj pyetjeje. Sidoqoftë, sa për hyrje, më duhet të kujtoj se në vëllimin e dytë të librit: “Kongresi i Drejtshkrimit” rreth diskutimit tim është shkruar: “Preng Lleshi diskutoi për pranimin si normë letrare të trajtave dialektore “venë”, “lakën”, “gjarpën”, “emën”, në vend të “verë”, “lakër”, “gjarpër” etj., po ashtu për mbajtjen në gjuhën e shkruar vetëm të mbiemrave “i verbët”, “i shtrembët”, “i shurdhët” dhe përjashtimin e mbiemrave “i verbër”, “i shtrembër”, “i shurdhër”. Ai foli për ngulitjen e trajtave dialektore…të pjesoreve dhe të mbiemrave prejpjesorë, të paskajores dhe të urdhërores”. Natyrisht, në të gjitha këto raste unë përpiqesha të sillja argumente që, sipas meje, ishin të pakundërshtueshme: Fjalët që i kishim huazuar nga gjuhët e hua ja, si nga greqishtja dhe latinishtja a gjuhët neolatine, si “lakën”, “mokën”, “gjarpën”, “zani”, “kangë”, “nanë”, “anmik”, “femën”, “fre”, “emën”, “arbën”, “venë”, të cilat, respektivisht vijnë nga “lakhanon”, “makhanon”, “serpëns”, “zen” a “zvon”, “kantus”, “mama”, “inimikus”. “femina”, “fren”, “nonen”, “vin” duhej të ruanin trajtën që kishin në gjuhët nga ishin huazuar.
Për rrjedhojë, theksoja unë atëherë edhe derivatet e këtyre emrave duhej të ruanin trajtën bazë. Kështu, kur pranojmë emrat “zanore” e “bashkëzanim”, “frenues” e “frenoj”, duhet të pranojmë edhe formën “zani” e “freni”, siç duhet të pranojmë edhe “ranë”, kur pranojmë “ranishte”, “syni”, kur prano jmë “synoj”, e “synim”, “amë”, kur pranojmë “amëtar”. Dhe lista do të zgjatej shumë, sikur të mendonim t`i përmendnim të gjitha rastet e kësaj natyre. Atëherë këto dukuri i konsideroja inkonseguenca në shkencën e gjuhësisë.

Si e shpjegonit ju fenomenin e rotacizmit për të cilin sot ka mjaft debate?

-Atëherë unë mendoja se fenomeni i rotacizmit, që është karakteristik për dialektin e jugut, nuk kishte pse të shfaqej në gjuhën e njesuar në ato raste kur “r” ndërzanore nuk i përgjigjet një “n” e dialektit verior. Dhe ky fenomen, më dukej mua, po merrte një shtrirje të panevojshme. Kështu, unë shprehja mendi min se emri “prind” s`kishte pse ta bënte shumësin “prindër” po “prind” e kështu edhe emrat “gjellë”, “luftë”, “kohë”, nuk kishin pse ta bënin shumë sin në format “Gjellërat” po “gjellët”, “luftat” dhe jo “luftërat”, “kohët” e jo “kohërat” e të tjera si këto.
Një fenomen i tillë vihej re edhe në fushën e mbiemrave të tillë, si “i verbër” për “i verbët”, “i shtrembër” për “i shtrembët”, “i çiltër” për “i çil të”, “i shurdhër” për “i shurdhët” e të tjerë. Sipas mendimit tim të at`hershëm, këto mbiemra nuk kishn pse të veçoheshin nga grupi i mbiemrave që mbarojnë me “-t” ose “ët”, të cilët përbëjnë grupin më të vjetër të mbiemrave të gjuhës shqipe.
Duke folur për formën e pjesores në gjuhën shqipe, unë merrja si pikënisje disa emra prejfoljorë, si “mësues”, “thyes”, “ardhës”, “kapës”, “gjurmues”, “plaçkitës”, “akaparues”, “djegës”, “gatues”, “ngjitës”, “pjesëma rrës”, “diskutues”, “lypës” e të tjerë, të cilët, sipas meje, zbulonjnë pjesoret e mirëfillta të foljeve nga burojnë: “mësue”, “thye”, “ardhë”, “kapë”, “gjur mue”, “plaçkitë”, “akaparue”, “djegë”, “gatue”, “ngjitë”, “pjesëmarrë”, “diskutue”, “lypë” e të tjera dhe jo në trajtat me “uar”, “ur”, a thjeshtë një “r”.
Dhe, së fundi, për të mos u zgjatur me gjëra më pak të rëndësishme, unë ngulja këmbë atëherë, siç ngulin këmbë sot ata që kërkojnë të shembin standardin, se sistemi foljor i shqipes, ashtu si edhe ai i rusishtes, anglishtes, gjermanish tes, italishtes e të tjerë, duhet të ketë në themel, pra, si bazë, formën e paskajo res të tipit “me punue”.

Po sot, kur edhe në qarqet akademike po kërkohet të rishihen shumë nga këto çështje, kur po kërkohen korrigjime të atyre që janë vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, si i vlerësoni pikëpamjet që keni shprehur atëherë?
-Më ke zënë ngusht disi, por e kam menduar edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje. Përgjigja ka të bëjë me këndvështrimin e çeshtjes. Për ata që mendonin, në heshtje, që në themel të gjuhës letrare a të gjuhës së njesuar të vihej gegërishtja, këto pikëpamje ishin të argumentuara. Edhe ata që e kishin ndarë mendjen që në themel të gjuhës së njesuar të vendosej toskërishtja, ishin të bindur se ‘tezat” e mia nuk ishin një “lajthitje” e çastit!
Por gjërat kishin marrë tjetër drejtim. Qysh në vitin 1967, kur ishte botuar projekti i normave të drejtshkrimit, sundues ishte opinioni që në themel të gjuhës së njesuar të ishte toskërishtja. Dhe, pse ta fshehim të vërtetën: ¾ e shkrimit shqip në rrjedhën e shekujve, qëkur kishte nisur të shkruhej shqipja, sipas mendimit tim, ishin në variantin toskërisht. Dhe unë, pas kaq viteve pyes vetën dhe shumë të tjerë: A duhej përmbysur e tëra, për t`i dhënë jetë një pjese?.
Dhe përgjigjen e kishin dhënë gjuhëtarët më të shquar të trojeve shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, por edhe gjuhëtarët e arbëeshëve të Italisë: Ata, siç e dëshmojnë dokumentet e Kongresit të Drejtshkrimit, botuar në vitin 1973 në dy vëllime, ishin, pothuaj, të një mendimi: Gjuha letrare shqipe a gjuha e njesuar, duhej mbështetur në dialektin toskërisht, pa për jashtuar prurjet më me vlerë të gegërishtes.

Vijon në numrin e ardhshëm: Qëndrimi i Eqrem Çabejt, Rexhep Qoses, Androkli Kostallarit, Shaban Demirajt, Mahir Domit, Xhevat Lloshi, Besim Bokshit etj në Kongresin e Drejtshkrimit 1997.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga