Kongresi, Balla: BE të zgjohet nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor! Përçarjen e opozitës, ta shohim si 'kurth'! 5 sfidat e PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e konsideroi Kongresin e PS një ngjarje të rëndësishme që vendosi një standart të ri në jeten politike shqiptare.  Balla tha në fjalën e tij përshëndetëse se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Balla u ndal edhe tek zhvillimet e opozitës, ku tha se përçarjen e tyre duhet që ta shohim si një ‘kurth’.

‘Opozita në Shqipëri është në një situatë tejet të vështirë, ne nuk duhet ta shohim si avantazh, por si një kurth ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda. Ne do ta fitojmë mandatin tonë të 4-të.’- tha Balla.

Fjala e plotë

“Të nderuar delegatë, Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ngjarje e rëndëssishme në jetën politike të vendit. Edhe sot ia dolëm ta bëjmë Kongresin një ngjarje të rëndësishme dhe të vendosim një standard të ri, duke filluar një etapë të re tonën në marrëdhënie me shoqërinë shqiptare. Deri më sot Kongreset e partive ishin dicka e konsideruar “punë e brendshme” e partive, ndërsa Kongresi ynë i sotem në pjesën e tij të parë ishte I qytetarëve, I fermerëve, I pensionistëve, I të rinjve, I bizneseve të vogla, I të gjithëI shqiptarëve.

Përgëzime të gjithë organizatorëve të paneleve dhe mirënjohje të gjithë atyre që morën pjesë me diskutimet, sugjerimet, vërejtjet, propozimet. Asgjë nuk mbeti pa u dëgjuar e pa u mbajtur shënim, e për tu patur në vëmendje. Kongresi erdhi në përmbyllje të Këshillimit Kombëtar, i cili shënoi edhe përfshirjen e parë dhe më të madhe e të drejtpërdrejtë të qytetarëve në politikëbërje, në këto 30 vite. Pjesëmarrja e shqiptarëve është Rezultati më pozitiv i Këshillimit, ku më shumë se 500 mijë qytetarë kanë dhënë përgjigjet e tyre. Ky është një proces që do të kthehet në traditë dhe do të jetë një proces që ngre në nivel tjetër marrëdhëniet politike në Shqipëri, në nivelin qytetar dhe për marrëdhëniet e qytetarëve me politikën. Për mua si Kryetar i Grupit, ndihem i qetë sespse asnjë prej pyetjeve apo nismave të pyetësorit nuk kërkon ndryshime kushtetuese.

Pas këtij procesi, detyra e qeverisë është t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë, që opinionet e tyre të kthehen në plane konkrete zbatimi.
Jam ndjerë I surprizuar pozitivisht lidhur me përgjigjet për pyetjen e 11 atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në një shumicë dy të tretat janë shprehur pozitivisht.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrahinës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e tejzgjatur e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pothuajse 20 vite nga Samiti i Selanikut, është Bashkimi Europian që duhet t’i kthejë zgjerimit besimin. Ne nuk e humbim besimin sepse reformat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, i shërbejnë Shqipërisë.

Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Pyetja që shtrohet është se si e sheh seicili prej nesh rolin dhe detyrën e vet në këtë proces dhe në përmirësimin, përshpejtimin e ecjes në këtë drejtim.

Si Kryetar i Grupit dua të ndalem në sfidat që Kuvendi I Shqipërisë dhe Grupi ynë Parlamentar ka sot përballë.

1.Sfida jonë e parë lidhet me procesin legjislativ dhe një ndryshim rrënjësor që koha dhe qytetarët presin nga ne. Them koha ose momenti sepse tashmë kemi kuptuar se cfarë duhet të ndryshojmë dhe po koha do të tregojë se qytetarët nuk do të na e falin, nëse nuk e ndryshojmë.

Them qytetarët sepse ata kanë humbur interesin apo magnetizimin për tu perfshirë në këtë proces, ndërsa Këshillimi Kombëtar ishte prova e kundërt dhe shembulli më konkret i dëshirës së pamatshme të qytetarëve për tu shprehur dhe për tu përfshirë direkt. Dua ta them sot se ne duhet të ndërmarrim në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht bashkë me opozitën, një reformë të thellë për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ. Përfaqësimi është një proces dhe për këtë nuk mund të realizohet vetëm në momentin e zgjedhjeve politike, por ai duhet të ketë një vazhdimësi përgjatë gjithë legjislaturës. Hapja reale e Kuvendit për publikun, në të gjitha format e tij, është i domosdoshme. Për këtë qëllim duhet të angazhohemi për të
marrë një sërë masash ndërveprimi me publikun.

Pjesëmarrja e publikut në procesin legjislativ dhe në vendimmarrje është elementi thelbësor për çdo sistem politik transparent, të përgjegjshëm dhe cilësisht demokratik. Pjesëmarrja në veprimtarinë e Kuvendit e sjell publikun më pranë përfaqësuesve të tyre, krijon mundësinë që ata të adresojnë probleme e të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të analizojnë e vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, si dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e të zgjedhurve të tyre. Ajo merr rëndësi të veçantë kur
diskutohen çështje që kanë të bëjnë me grupe në nevojë si: personat me aftësi të kufizuar, gratë, fëmijët, minoritetet, etj.

Zhvillimi teknologjisë së Informacionit ka mekanizmat e nevojshëm dhe zgjidhjet për ti ofruar mundësinë publikut/ qytetarëve, që të shndërrohen në pjesëmarrës aktivë të zhvillimit në komunitetin ku bëjnë pjesë dhe në ofrues të përmirësimit të politikave në shërbim të tyre. Jemi të ndërgjegjshëm se vetëm kaq nuk mjafton për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin ligj-bërës, pasi mbi të gjitha, ky proces i vazhdueshëm kërkon vullnet dhe Ne e kemi vullnetin për ta ndryshuar qasjen. Në fakt kjo sfidë është shumë më e gjërë se kaq dhe pas këtij Kongresi, ne do të vazhdojmë ta elaborojmë. Sepse ajo duhet trajtuar edhe në kuadër të një REFORME MË TË THELLË, që mund të përmirësojë apo ndryshojë thellësisht shumë aspekte.

2. Sfida jonë e dytë është e vjetër, por e pazgjidhur ende. Është marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit që ka nevojë të rregullohet një herë e përgjithmonë, si një marrëdhënie e detyrueshme jo një herë në katër vjet, por si një llogaridhënie në njërin krahë dhe pjesëmarrje në krahun tjetër. Kjo natyrshëm kërkon edhe një fuqizim të rolit të deputetëve, si ndërlidhësit mes qytetarëve, komunitetit dhe qeverisjes.

3. Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmendjen për dy çështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh. Opozita në Shqipëri dhe këtu i referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrësesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.

. Sfida jonë e katërt marrëdhënia e Kuvendit të Shqipërisë dhe e deputetëve me shqiptarët që jetojnë në trojet etnike dhe me shqiptarët në diasporë. Ne kemi nisur prej shtatorit një etapë të re në marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila duhet konkretizuar ende në shumë aspekte. Paneli i sotëm për rajonin, ishte një hap tjetër i rëndësisë dhe vëmendjes së vecantë që Partia Socialiste i akordon marrëdhënieve me partitë politike shqiptare, pa asnjë dallim. Deputetët e Grupit tonë duhet të rrisin kontaktin dhe forcën e përfaqësimit me zgjedhësit e tyre që jetojnë, punojnë, studiojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

 5. Sfida jonë e pestë dhe shumë e rëndësishme është roli i deputetëve brenda strukturës së partisë. Motra dhe vëllezër, Ky mandat i tretë na imponon edhe më shumë besnikëri ndaj atyre që na votuan.

 Ata s’duhen harruar për asnjë cast. Ne sapo e kaluam një test zgjedhor më 6 Mars, ku dhe ai rezultat ka nevojë të lexohet me vëmendje nga të gjithë ne.Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sa kohë të jem në politikë dhe sa herë të të flas në Kongresin tonë, do ta rithem e stërthem partia është baza e këtij procesi, ura lidhëse e grupit parlamentar, e Qeverisë, e pushtetit vendor me njerëzit.

Në territor na duhet një parti e fortë, shumë e fortë madje, jo një parti e dobët, që vendos para përgjegjësisë të zgjedhurit në të dyja niveley, sepse kjo është garancia e vetme e mos-harresë për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve. Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshëm.


Lajmi kryesor:

Rama në Kongresin e PS: Pse SPAK s'është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA? Ta dinë shqiptarët nëse deklarata e DASH qëndron ose jo


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja