Kongresmenia amerikane Tenney i drejton letër Albin Kurtit: Jam tejet e shqetësuar, firmos Asociacionin dhe ta mbyllim këtë punë

Kongresmenia amerikane Tenney i drejton letër Albin Kurtit: Jam tejet e shqetësuar, firmos Asociacionin dhe ta mbyllim këtë punë

Kongresmenia amerikane, Claudia Tenney, këtë të premte i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar që të ndërmarrë veprime të shpejta për të adresuar tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, si dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon”, thuhet në letrën e Tenney.

Tenney i ka thënë Kurtit se e inkurajonë shumë atë dhe kabinetin e tij “që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”.

Ajo pretendon në letrën e saj se serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet për katër komunat Veriore të 23 prillit, “si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.

Sipas saj, kjo ka qenë arsyeja që “çoi në një pjesëmarrje të mjerueshme” këto zgjedhje, pasi 45 mijë votues, të drejtën e tyre e shfrytëzuan vetëm 1 mijë e 567 qytetarë.

Për ta kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre, serbët kishin dalur për të protestuar, madje kishin qenë mjaftë të dhunshëm. Por për kongresmenen amerikane, këto kanë qenë protesta demokratike “kundër vendosjes me forcë të këtyre kryetarëve”.

Ashtu si ju, pohon ajo, “unë pres me padurim ditën kur shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës të jetojnë krah për krah pa konflikt”, duke shtuar se “hapat e njëanshëm që keni marrë për të nxitur më tej konfliktin janë të papranueshëm dhe duhet të kthehen menjëherë”.

Në përfundim të letrës së saj, kongresmenja amerikane shpreson që të vazhdojë që të punojë me Kurtin, siç potencon ajo “për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë konflikt dhe të pres me padurim veprimet de-përshkallëzuese nga qeveria juaj dhe formimin e Asociacionit”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/09/2023 03:26

    Ju ftoj te lexoni Wikipedian per te ditur se kush na qenka kjo C.Tenney qe nje dite te bukur na u kujtoka per Kosoven e na u merakoska per mireqenien e serbeve!Me konkretisht://-Claudia Tenney-republikane e NY.E vetmja amerikane e punesuar nga Konsullata e pergjithshme e Jugosllavise.Ka sherbyer si ndermjetese mes ABC Sports e qeverise jugosllave qe cojti te Lojrat Olimpike Dimerore te Sarajeves ne 1984.// Serbet dine t'i perdorin mire miqte/lobistet e vjeter per interesa,ide e enderra po aq te vjetra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg