Abuzime me tenderat, Krimet e Rënda hetojnë Dhori Kulen dhe Mynyr Konin

Dikur miq dhe mbështetës të njëri-tjetrit në garën akademike për Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni prej pak kohësh janë dhe denoncuesit e njëri-tjetrit për abuzimet me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës. 

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj ka regjistruar kallëzimet penale të Kules e Konit dhe është duke kryer hetimet për dy akademiket. Hetimet përfshijnë menaxhimin me fondet publike dhe tenderat gjatë kohës që Dhori Kule ka mbajtur postin e rektorit si dhe për funksionin aktual të Mynyr Konit si rektor i zgjedhur edhe me mbështetjen e Kules.

Pjesë e këtij hetimi është edhe një raport i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për shkeljet dhe abuzimet e konstatuara në rektorat për një periudhë kur ka drejtuar si Dhori Kule ashtu edhe rektori Mynyr Koni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 18/04/2018 17:15

    Nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di se kush e ka shkaterruar UT. Ka vetem nje emer: Dhori Kule. Ndersa Mynyri eshte viktime e kulisave te organizuara nga dallaverexhiu dhe mafiozi Kule

    Përgjigju
  • Monika: 18/04/2018 17:03

    Te gjithe e dine se kush eshte i korruptuari. Kryemafiozi Dhori Kule, pergjegjes dhe shkaterrues i Universitetit te Tiranes. Me sa dunet i erdhi fundi. Te jap llogari per poshtersite qe ke bere Turp per te!

    Përgjigju
  • Maminasi: 18/04/2018 16:25

    Zoti qoft me ty Menyr ne fis dhe gjak nuk e ke per te tilla akuza dhe un jam qint per qint me ty qe ti je i paster si kristali .dalsh faqe bardhe .

    Përgjigju
    • Turi: 18/04/2018 17:18

      Po dëgjo se çfar mbiemri ka, B***a.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie