TIRANË- Mësimi për Universitetin e Tiranës pezullohet deri në 6 dhjetor! Një lajm i tillë është bërë zyrtar nga rektori i Universitetit, Mynyr Koni. Sipas Konit, për shkak të situatës tepër të rënduar psikologjike, por edhe deri në garantimin teknik të gjithë ambienteve universitare.
"Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019", shkruan Koni.
Postimi i plotë i rektorit Mynyr Koni