Sarandë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Vrinë, të Bashkisë Konispol, ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij të aksidentuar.
Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende që po hetohen nga policia vendore, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal në aksin Vrinë-Butrint.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi Karoshi nuk iu përgjigjej telefonatave të familjarëve.
Mjeti dhe trupi i pajetë i tij janë gjetur sot nga një bari i zonës. Mjeti kishte targat AB470HA, me ngjyrë blu.
Gazetari i REPORT TV, Limos Didani, informon se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Klodian Karoshi, i cili ishte prind i një fëmije dhe djalë i vetëm i familjes së tij, ka lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit.