Konjufca: DASH na garantoi, nuk do ketë Asociacion që cënon sovranitetin e Kosovës

Konjufca: DASH na garantoi, nuk do ketë Asociacion që cënon sovranitetin e Kosovës

Konjufca në takim me Escobar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, nga i cili tha se ka marrë garanci se nuk do ketë formim Asociacioni që cënon sovranitetin e Kosovës.

Ai tha se gjatë takimit ishte diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Rajon si dhe për marrëveshjen e dakordësuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit.  Konjufca theksoi se i kishte bërë të ditur Escobar-it se Kosova nuk do pranonte formimin e asnjë lloj asociacioni apo mekanizëm tjetër që cënon sovranitetin e vendit.

“Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ndamë pikëpamje të njëjta që të vazhdojmë të punojmë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- shkruan Konjufca në postimin e tij në facebook.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian

Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

Përkundër akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Serbia nuk po i përmbahet ujdisë së dakordësuar në Ohër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat bëri me dije se Beogradi do i përmbahej fjalës së dhënë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria