TIRANË - 56 konkurrente të spektaklit Miss Globe 2017 ishin vizitoret më të reja të Bunk Art 2 në Tiranë. Ky është i 14 vit që zhvillohet Miss Globe. Duke folur për këtë vizitë në Bunkart 2 producenti Petri Bozo thotë se këto vajza që vinë nga 4 kontinente me kultura të ndryshme krahas bukurive turistike që ofron Shqipëria duhet të njohin edhe të shkuarën e vendit tonë.
“Bunk Art2 që tashmë është një prej vende më të vizituara është vendi perfekt që këto vajza të njiheshin me të shkuarën komuniste të Shqipërisë”, theksoi Bozo.
Mes këtyre vajzave është edhe konkurrentja nga Filipinet. Ajo quhet Nelda Ibe dhe është me profesion pilote avioni e cila përpara nisjes për në Shqipëri ajo u prit nga presidenti i Filipineve i cili e uroi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion bukurie. E ndërsa viziton dhomat e ish bunkerit anti-atomik të ministrisë së brendëshe ajo tregon impresionet e para.
"Një muze i tillë është shumë unik sepse është nëntokë dhe kjo e bën të veçantë. Nga Filipine nga vij unë muzeumet tipike janë në ndërtesa dhe jo nëntokë dhe kjo e bën këtë vend më të mrekullueshëm. Kur u futa fillimisht këtu dhe pashë të gjitha ato foto tek kupola në hyrja mu duk sikur po përjetoja me emocione ato momentet e vështira për shqiptarët.
Kur je një pilote duhet të jesh shumë e fokusuar dhe e vendosur po ashtu edhe t'i bashkohesh një spektakli bukurie kërkon vendoshmëri, ne ngrihemi herët në mëngjes dhe përgatisim veten përpara edhe në aviacion e njëjta gjë është" - shprehet Nelda Ibe Miss Filipine
Miss Italia, Denise Portone, flet për atë që përjetoi gjatë kësaj vizite në BunkArt 2.
"Eshtë një emocion i madh për mua të jem këtu edhe për arsyen sepse nuk kam parë kurrë një muze të tillë, jo vetëm për strukturën por dhe për simbolikën dhe domethënien e këtij muzeu. Mënyra si është prezantuar është vërtetë emocionuese dhe mahnitëse. Shumë e lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe këtu në këtë muze" - shprehet Denise Portone, Miss Italia.
Përfaqësuesja e SHBA në Miss Globe 2017 është një sportiste profesioniste në futbollin amerikan. Sakaq, konkurrentja nga Franca është mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ky konkurs bukurie do të mbahet me 2 nëntor.
[gallery]24484[/gallery]
Redaksia Online
(d.c./ a.çakshiri/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.3%
-
Jo
5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3589
Lajme të tjera
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Njihen me të shkuarën diktatoriale! Qindra turistë vizitojnë çdo ditë Bunk’Art: Na pëlqen shumë, tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë
4 Gusht 2023, 15:01
-
FOTOT/ Muzeu Bunk’Art 2 gjithnjë e më shumë atraksion për turistët e huaj, njihen me të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë
30 Qershor 2023, 13:34
-
Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën
8 Mars 2023, 17:57
-
Udhëtim i jashtëzakonshëm në Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2 nga shtëpia, për herë të parë një muzeum shqiptar mund të vizitohet virtualisht
1 Mars 2023, 13:40
-
Prestigjiozja italiane 'Corriere della sera' artikull aktiviteteve në Tiranë: Kryeqyteti plot me surpriza, nga Bunk'Art te Kalaja e Tiranës, ja ku mund të ndaleni
21 Shkurt 2023, 08:43
-
Shqipëria bëhet tërheqëse edhe për produksion filmash! ‘L’amor Fuggente’, së shpejti vjen filmi italo-shqiptar me skena të xhiruara në Bunk’Art në Tiranë
17 Dhjetor 2022, 17:22
-
FOTOT/ Si ishte bunkeri bërthamor i Titos që kushtoi 4.6 milardë dollarë
13 Shtator 2022, 17:49
-
Gazeta prestigjoze 'The Guardian': Shqipëria i ka të gjitha: Plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira
6 Gusht 2022, 17:23
-
Zv.ndihmës sekretarja amerikane e shtetit viziton Bunk’Art 1: Magjepsës! Për të ardhmen e ndritur vendet duhet të mësojnë nga e kaluara
23 Korrik 2022, 09:47
-
SPECIALE/ Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, nga kampet, telat me gjemba, e deri te burgjet, ‘streha’ e komunizmit në 45 vite
26 Maj 2022, 22:06
-
Eksodi i shqiptarëve përmes qeramikave, artisti italian Nicola Genco instalacion në Bunk'Art 1! 'Promenade', një shëtitje mes kujtimesh të 8 gushtit 1991
8 Gusht 2021, 22:32