Pjerin Ndreu u betua për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë, ndërsa këtë të hënë u konstituua dhe Këshilli i ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 14-majit.
Në fjalën e tij para këshilltareve dhe të pranishmeve të tjerë, kryebashkiaku Ndreu tha se do te vijoje punën për transformimin e Lezhës, ku prioritet do te jetë infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim pa shantazhe dhe ngjyrime politike.
Gjatë kësaj mbledhje u bë dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Këshillit Bashkiak, ku kryetar u rizgjodh Ndua Luli i Partisë Socialiste me 39 vota pro dhe 2 abstenim. Ndërkohë opozita u shfaq e përçarë, pasi nuk u dakordësuan për emrin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, duke paraqitur 3 kandidatura, ndërsa mazhoranca propozoi vetëm një emër, atë të Agostin Markut, që vjen nga Partia Demokracia Sociale.

Ndërkohe në këtë mbledhja u zgjodhën dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë në Këshillit e Qarkut Lezhë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.comKomente


Suksese o kryetar,e meritonte Lezha nje krytar si ti,por mos harro disa kërkesa qe ti ka ba populli,se 4 vjet ikin shpejt
Përgjigju