Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat

Ashtu siç paralajmëroi disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet me prindërit për mbylljen ose filtrimin e dy platformave më të përdorura nga të fëmijët dhe adoleshentët, SnapChat dhe Tik Tok. Kreu i Qeverisë zhvilloi një takim me prindër të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, ku shpjegoi dhe për masa të tjera përforcuese që do të ndërmarrë qeveria për sigurinë në shkolla, siç është vendosja e kamerave.

Rama tha se mbyllja e këtyre dy aplikacioneve nuk zgjidh problemin, por ngushton hapësirën që nxit dhunë.

“Tani duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë të vërtetë me njëri-tjetrin, që ky problem është më i gjerë sesa kaq. Nuk është thjeshtë çfarë ndodh brenda mureve të shkollës.

Por këtë s’është se e kemi shumë në dorë dhe nuk e di se çfarë ilaçi ka.

Thënë të gjitha këto sigurisht që ideja për të ndaluar TikTokun dhe/ose SnapChat si dy platforma që janë problematike, – të gjitha platformat janë problematike në fakt, por këto dyja janë problematike për arsye specifike – është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi.

Kështu që, duke i thënë të gjitha këto dhe duke qenë shumë i dëshiruar për të dëgjuar edhe komentet tuaja, ju falënderoj dhe një herë për praninë dhe për durimin. Dhe fjala është për këdo prej jush që dëshiron të thotë mendimet dhe plus mundësisht dhe sugjerimet përkatëse sepse të gjithë mësuesit apo prindërit kanë këndet e tyre dhe kur mësuesit janë dhe prindër e shohin nga të dyja anët subjektin për të cilin ne jemi të interesuar më shumë se për çdo gjë tjetër, që janë fëmijët”, tha Rama.

Ndërkohë parashikohet dhe projekti i hartuar për monitorimin e procesit mësimor, me kamera, në kohë reale.

“Kemi një projekt që e kemi nisur para një viti dhe po e finalizojmë tani. Deri në fund të dhjetorit do të firmosim marrëveshjen. Bëhet fjalë për një sistem monitorimi të shkollave me teknologji dhe nga ana tjetër për një financim të konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshje me Emiratet  Bashkuara Arabe. Është një sistem i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtë zakon me që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të procesit mësimor, të të gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës dhe çdo prind, në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke thjeshtë bërë një kërkesë pranë shkollës.

Kryeministri theksoi se çdo gjë që ndodh në shkollë do të regjistrohet.

“Çdo lloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë nga një ndjekje që është bërë atje dhe faktikisht ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit të dhunës e kështu me radhë. Dhe tjetra e rëndësishme do e kombinojmë me element plus, kontroll dixhital i të gjitha hyrjeve dhe daljeve për çdo lloj mjeti metalik ose telefon që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa e çanta që të zbatojmë strikt rregullin e ndalimit të celularëve në shkolla”, përfundoi kryeministri.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 26/11/2024 17:41

    Prindi te kete akses tek kamerat per parandalimin e ngjarjeve..

    Përgjigju
  • Mergimtari: 26/11/2024 16:54

    Mbyllja apo hapja e rrjeteve sociale,mund te kete ndikim pozitiv apo negativ.Problemi per mendimin tim eshte tek puna konkrete qe behet ne shkolle,nga mesuesit,psikologu apo oficeri i sigurise.Keta persona kane detyra konkrete per te cilat paguhen.Dua te pyes se cfar pune konkrete kane bere keta persona dhe ndikimi qe ka pasur?Kam bindjen se puna e bere eshte e pa evidentuar dhe pa rezultat.Prindi ka detyrimin per rritjen dhe edukimin e femijes.Ai merr dhe haracin e madh,(humb femijen me jete apo e le me probleme).Ne kete rast apo per cdo gje tjeter te ketyre ngjarjeve shteti duhet te beje me shume dhe te vendos para pergjgjesis ligjore kedo qe nuk ka kryer detyren

    Përgjigju
  • Oda: 26/11/2024 16:17

    Po mire vetem faji i Tik-Tok e Snapchat eshte????!!! Ndonje faj, qe institucioni edukues nuk ka njoftuar askend, minimalisht prinderit, nuk ka njeri????!!!! Po Policia hic nuk ka asnje faj qe nuk monitoron si duhet zonat, qe nuk monitoron si duhet rrjetet sociale per shperndarje dhune,etj????!!!!Pse nuk doli dikush te listonte problematikat ne fytyre te kryeministrit?????Po pse jemi kaq lepires ndaj pushtetit ne????? Po cfare jane keto propaganda aman?????? TIK -TOK dhe Snapchat le te mbyllen se nuk prishin pune po u mbyllen, po a mund ta bllokojne te gjithe teknologjine se funksionuari????? Sot tik-toku neser bok-boku. Kjo eshte zgjidhje afatshkurter ,nderkohe qe duhet dicka afatgjate dhe e miremenduar. Po kodi penal per minorenet pse nuk diskutohet te perforecohet me denime me te rrepta???? pse nuk rritet per vrasjet me paramendim apo ne rrethana cilesuese minimumi 40 vite burg, por tallje me 12 vite????Nderkohe kriminaliteti nga moshat minorene po shtohen nga viti ne vit...

    Përgjigju
  • Davie: 26/11/2024 15:25

    Une jap mendimin te mbyllen te dyja dhe falenderoj Kryeministrin per kte qe ben

    Përgjigju
    • technology: 26/11/2024 16:56

      Ky kryeminister hajvan eshte ne rastin me te mire delusional (qe flet si mami Zeqos me degen e thanes brenda ne prapanice) dhe ne rastin me te keq pa ide fare (po fare fare) mbi teknologjine. Keto platforma nuk mund te bllokohen me urdherin e peshkut!!! pyesni Indine qe i bllokoi dhe ato shume lehte behen te aksesueshme dhe shmangin nepermjet trafiku te enkriptuar VPN, cdo kontroll. VPN apps jane pa lek MODED. pra ne nje kosto 0 keto vazhdojne te jene prezente. Sa per kamerat ne klasa (Arabia mare si shembull, qe ehste nje nga shembujt me te keq te mundeshem) une nuk e kuptoj si do e justifikoje privacitetin ... eh se mos egziston ne Shqiperi dicka si privaciteti. Ne USA FERPA nuk lejon budalleqe te tilla, dhe eshte provuar se keto jane metoda jo produktive, ne shume raste me pasoja te forta legale. Nqs prinderit nuk jane dakord, as qe behet fjale se jane femijet e tyre jo te palloshit. Imagjono imazhe femijesh ne nje shtet pa siguri kibernetike qe daline shiten ne darkweb, Ky shtet nuk ruan dot te dhenat e tij, jo me tonat. Eh ky e ben per retorike dhe politike, keshtu qe mar vesh dhe e mirkuotoj pa e kuptuar dot kete llogjike idiote,

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë