Konsumi mbetet në nivel minimal, por po shpenzohet për mobilim shtëpie! INSTAT: Inflacioni në shkurt ishte 1.1%

Konsumi vijon të jetë në nivel minimal, për shkak të prezencës së pandemisë. INSTAT raporton se inflacioni arriti në 1.1% në muajin shkurt, nivel shumë më i ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë, e cila pret që ky tregues të arrij 3% në fund të vitit 2022.

Por krahasuar me muajin janar inflacioni u rrit, dhe ndikim kryesor ka pasur konsumi i produkteve ushqimore dhe mobilimi i shtëpisë, ky i fundit një trend i ri në mes të pasigurive.

Konkretisht sipas raportit krahasuar me muajin shkurt 2020 çmimet e ushqimeve janë rritur me +3.2%. sa i takon kësaj kategorie shtrenjtimi më i madh është tek vajrat dhe yndyrat me +5.1%, më pas frutat me rritje 4.6%, ndjekur më pas nga produktet e peshkut dhe bulmetit përkatësisht me +3.8% dhe 3.6%.

Por edhe pse konsumi mbetet i ulët për shkak të rënies në të ardhurat familjare dhe pasigurisë në pandemi, shqiptarët nuk heqin dorë nga investimi në të patundshme. Sipas raportit çmimet e Mobilieve, pajisjeve të shtëpisë dhe mirëmbajtjes së shtëpisë u rritën me +2.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritje po ashtu është regjistruar edhe në grupin e pijeve alkoolike, tek shëndeti dhe në hotele dhe restorante.

Ndërkohë vijon të ndikojë negativisht në inflacion, transporti publik çmimet e të cilit ranë me -0.25%, duke treguar një përdorim të ulët të tij. Sipas të dhënave edhe sektori i modës nuk po e mposht ndikimin e virusit, pasi edhe në shkurt qytetarët blenë më pak veshje dhe këpucë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik