Konsumimi i çajrave gjatë shtatzanisë, eksperti Gjeta: Çfarë duhet të kemi parasysh (VIDEO)

I ftuar në ‘Rreze Dielli’ agronomi Zef Gjeta jep disa këshilla të vlefshme në lidhje me përdorimin e çajrave gjatë shtatzanisë.

Ai thotë se, përdorimi i çajrave gjatë kësaj periudhe është i rëndësishëm por gjithmonë në sasi të moderuar, pasi sipas tij nëse ‘abuzohet’ me konsumimin efektet nuk do të jenë më pozitive.

E rëndësishme sipas Gjetës është që edhe gjatë shtatzanisë të vijohet me rutinën e mëparshme, për të konsumuar ato përbërje bimore të cilat nuk shkaktojnë alergji apo efekte të tjera te gruaja shtatzënë.

Agronomi Gjeta liston çajrat që rekomandohen gjatë shtatzanisë. Për të, boronica është një nga bimët më të mira për t’u konsumuar si çaj pasi është një nga antioksidantët më të fuqishëm.

Në këtë rast asnjë çaj nuk është i ndaluar, por shumë prej çajrave ‘përjashtohen’ sepse nëse një femër që nuk ka filluar ende shtatzaninë është alergjike apo ka problematika të fshehura ndaj një produkti të caktuar, pasi njeriu është kompleks, përdorimi i një çaji të caktuar mund t’i krijojë problematikë. E mira është që sjellja e nënës të vijojë në të njëjtën rrugë sic ishte kur nuk ishte shtatzënë. Sipas OBSH, 1000 ditët e para janë shumë të rëndësishme, nga shtatzania derisa të mbushë fëmija 2 vjeç. Duhet shumë kujdes, ka shumë raste kur njeriu bëhet azmatik 50 vjeç, por defekti ka filluar në barkun e nënës, Në botë po bëhet një punë e thelluar për shkaqet se kur fillojnë sëmundjet.  Rregullat e përgjithshme janë që nënat të vijojnë rituallin e tyre të sjelljes. Cajrat më të mirë janë ai i mullagës , xhinxherit, kamomilit etj. Këto çajra, sidomos bio, të prodhimit të vendit  duhet t’i përdorim pa sheqer.”, shprehet agronomi. 

Gjeta rekomandon që gratë shtatzëna ta zëvendësojnë kafen me çaj. Ai këshillon gjithashtu që gratë shtatzëna të kenë kujdes me përzierjet bimore apo ilaçet popullore, pasi është e vështirë të parapërcaktohet mënyra sesi do të reagojë trupi ndaj konsumimit të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni