Konsumimi i madh i verës ul mundesinë për shtatzani. Mjaftojnë 3 gota verë në javë, për të ulur me 66% mundësinë për të ngelur shtatzënë.
Ky është rezultati i një studimi të Dara Godfrey e klinikës së fertilitetit Reproductive Medicine Associates.
Sipas saj edhe sasia më të vogla mund të influencojnë negativisht në maturimin e vezoreve. Studimi u krye në 91 paciente të klinikës, të cilave iu monitorua konsumi i alkoolit.
Sipas Dara Godfrey-t, femrat të cilat nuk konsumuan alkool shfaqën një probabilitet për të ngelur shtatzënë me 90%, ndërsa ato që pinë 3 gota verë në javë, vetëm 30%.
Ajo rekomandoi se nëse çifti kërkon të ketë fëmijë, atëhere është e mirë që femra mos të pijë alkool gjatë kësaj kohe.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com