Konsumoni kripë më tepër seç duhet? Ja problemet shëndetësore që shkakton

Konsumoni kripë më tepër seç duhet? Ja problemet shëndetësore që shkakton

Kripë

Kripa është e rëndësishme për trupin, pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, thithjen e lëndëve ushqyese dhe lëvizjen e muskujve, megjithatë konsumimi i tepërt mund të bëhet një kërcënim për shëndetin, veçanërisht nëse dieta jonë është e mbushur me ushqime të përpunuara dhe të kripura.

Fryrje
Nëse jeni mësuar me ushqime të kripura, me siguri shpesh ndjeni fryrje në trupin tuaj. Kjo ndodh sepse trupi, për të menaxhuar natriumin e tepërt, ruan ujin, duke u përpjekur ta balancojë atë. Kjo gjë mund të shkaktojë edhe endema, pra ënjtje kryesisht në duar dhe kyçin e këmbës.

Rritje e presionit të gjakut
Ngrënia e sasive të mëdha të kripës rrit sasinë e lëngjeve në trupin tuaj, që do të thotë se më shumë gjak qarkullon në venat tuaja. Zemra sforcohet për ta pompuar atë, duke rritur presionin në enët e gjakut. Nëse keni presion të lartë të gjakut ose ndjeshmëri ndaj kripës, ulja e marrjes së kripës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Ndjesia e etjes
Nëse hani shumë kripë, me siguri do të keni etje. Kjo është për shkak se trupi juaj po përpiqet të mbajë një ekuilibër të ujit dhe natriumit.

Rreziku i gurëve në veshka
Nëse konsumoni ushqime me shumë kripë dhe nuk pini ujë të mjaftueshëm, rrisni rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Shumë kripë rrit kalciumin që ekskretohet përmes urinës, duke rezultuar në formimin e gurëve. Hidratimi i mirë është thelbësor për të mbajtur veshkat tuaja në gjendje të mirë.

Rritja e rrezikut të kancerit të stomakut
Disa studime tregojnë se marrja e tepërt e kripës mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit të stomakut. Edhe pse ende nuk është sqaruar lidhja e saktë, dyshohet se kripa mund të acarojë stomakun, duke rritur gjasat e qelizave kancerogjene. Ndaj rekomandohet të shmangni ushqimet shumë të kripura dhe të përpunuara.

Ndikon në shëndetin e kockave
Konsumimi i lartë i kripës mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin e kockave tuaja. Kur trupi përpunon natriumin e tepërt, ai humbet kalciumin përmes urinës. Kjo ulje e kalciumit mund të çojë përfundimisht në osteoporozë, duke reduktuar qëndrueshmërinë e kockave. Sidomos për njerëzit që janë në grupet e rrezikut për osteoporozën, është thelbësore të kontrollojnë konsumin e kripës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot