PSG është në garë për të ulur në stol Jose Mourinhon. RMC Sport nga Franca bën me dije se portugezi është i interesuar për të marrë drejtimin e klubit nga Parisi, duke synuar trofe në nivelin europian. Në të tilla kushte është Roma që "dridhet" për një largim të mundshëm të trajnerit. Edhe Galtier do bënte të njëjtën gjë nga stoli i PSG-së, me trajnerin që është pranë titullit në Ligue I, por pas dështimit në Champions League lidhet me një largim nga klubi i "Parkut të Princave".
Mediet në Francë njoftojnë se menaxheri i PSG-së për merkaton, Luis Campos ka nisur bisedimet me agjentin e Mourinhos, Jorge Mendes. Pronarët e PSG-së javë më parë ëndërruan në stolin e ekipit trajnerin Zinedine Zidane, me këtë të fundit që ka refuzuar ofertën.
Me Mourinhon që refuzoi ofertën e Chelsea, PSG është në garë për të marrë në ekip një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, kontrata e të cilit me Romën skadon në verën e 2024. Paga e Mourinhos te Roma është 7 milionë euro neto, ndërsa padyshim që te PSG do ishte më e lartë, në rast se palët gjejnë dakordësinë.