Kontenierë në Shqipëri? Firma
'Drisla': Nuk importojmë mbetje

Pak ditë pasi portali italian, “Pianeta Italia” publikoi lajmin se afro 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme ishin zhdukur në Shqipëri, dalin në dritë detaje të reja, që ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtij lajmi.
 
Portal italian shkruan se “Drisla”, kompania që menaxhon landfillin në Shkup të Maqedonisë ka porositur në Itali rreth 2604 kontenierë me nga 22 tonë mbetje.
 
Këto kontenierë, me mbetjet urbane të mbledhura në Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e tjera, shkruan faqja “Pianeta Italia, janë nisur gjatë vitit 2016 nga porti i Gioia Tauro në Kalabri, për në Maqedoni duke përdorur si tranzit Portin e Durrësit.
 
Por nga e gjithë porosia, pretendohet se në Maqedoni kanë përfunduar vetëm 1140 kontenierë, ndërkohë që pjesa tjetër është zhdukur në Shqipëri pa kaluar kufirin.
 
Në lidhje me këtë, Report TV ka kontaktuar me kompaninë maqedonase “Drisla” për të mësuar më tepër rreth ngarkesës që ishte porositur dhe asaj që kishte mbërritur.
 
Por nga ana e drejtuesve të kompanisë maqedonase, mohohet kategorikisht që të jetë porositur ndonjë ngarkesë me mbetje nga Italia, pasi siç ata sqarojnë, kjo kompani nuk importon mbetje por vetëm trajton ato që grumbullohen në landfillin e Shkupit, duke rrëzuar në këtë formë edhe informacionin kryesor mbi të cilin ky portal kishte bazuar shkrimin.
 
Dijana Veljanoska, shefja e kabinetit të Drejtorit Ekzekutiv, në përgjigjen dërguar Report TV thekson se prej vitit 1994, kur “Drisla” është hapur, nuk ka importuar në asnjë rast mbetje nga jashtë. 
 
“Për sa i përket pyetjeve tuaja, ne nuk kemi asnjë lloj informacioni për asnjë lloj mbetje nga Italia apo nga ndonje vend tjetër. Qysh nga viti 1994, kur Drisla është hapur nuk ka marrë asnjë kilogram të vetëm mbetje importi. Landfilli i Drislës trajton ekskluzivisht mbetje vetëm nga territori i Shkupit dhe një pjesë tjetër të vogël nga qytete të tjera të Maqedonisë. Për sa i përket informacionit të trajtimit të mbetjeve, mund të na kontaktoni”, tha Dijana Veljanoska.
 
Për lajmin e publikuar në portalin italian, i cili më pas bëri jehon edhe në mediat shqiptare, Prokuroria e Durrësit po kryen verifikime. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Report TV se ende nuk janë hartuar konkluzione lidhur me këtë hetim, por deri më tani nuk janë konstuar shkelje apo kontenierë të cilëve nuk ju dihet destinacioni përfundimtar.

Verifikimet e prokurorisë janë shtrirë në vitin 2016 dhe po kontrollohet i gjithë dokumentacioni i importeve të konteinerëve si dhe i atyre që kanë kaluar tranzit në drejtim të Maqedonisë. Rezulton se gjatë vitit 2016 në drejtim të Maqedonisë kanë kaluar tranzit rreth 1400 kontenierë me mallra të ndryshme (kryesisht ushqimore), të gjitha të matrikulluara dhe që rezultojnë se kanë dalë nga territori shqiptar.

Një tjetër drejtim ku po hetohet është edhe importi i konteinerëve me destinacion vendin tonë.

Gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë 36.000 kontenierë me mallra e ndryshem. Për këtë Prokuroria pritet ti kërkojë informacion edhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar të Inteligjencës me seli në Londër që merret me monitorimin e transportit të konteinerëve nga origjina deri në destinacionin përfundimtar.

drisla

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale