TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të skandalit nga anti-mafia italiane se shkrimi për kontenierët me mbetje nga Italia në Shqipëri ishte fake news i porositur nga këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla. Kreu i qeverisë lëshon një akuzë direkte për ish-aleatin e tij, sot President, Ilir Metën.

Në kohën që doli shkrimi, Meta ishte kryetar Kuvendi, ndërsa PD-ja kishte ngritur çadrën. Edi Rama shkruan sot, se shpifja e asokohe, kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit, pra Ilir Metës.

"Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë" (lexo këtu skandalin). 

Postimi i kryeministri Edi Rama