Një javë pas zgjedhjeve parlamentare, fituese e të cilave doli Partia Përparimtare Serbe në pushtet Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i kërkoi një grupi udhëheqësish të opozitës t’i japin fund grevës së urisë.

“Pra, le t'u kthehen detyrave të tyre, mund të organizojnë protesta çdo ditë. Mendoj se në nëntë vitet e kaluara, gati shtatë vjet kam protesta të përditshme para Presidencës. Çdo ditë kemi një lloj proteste”, tha presidenti serb.

Opozita pretendon se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd dhe u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.
 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Serbi, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend, policia u përgjigjet me gaz lotsjellës! Vuçiç u kërkon të tërhiqen: S'ka revolucion