TIRANE - Shqiptarët ende nuk i njohin metodat kontraceptive, ndërkohë që për një pjesë të tyre, përdorimi është tabu. Kështu nga studimet e kryera në vendin tonë, rezulton se vetëm 11% e shqiptarëve i drejtohen farmacive për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar duke përdorur një metodë kontraceptive. Ndërsa në zonat rurale përdorimi i kontraceptivëve konsiderohet luks dhe turp. Në ditën Botërore të Kontracepsionit, specialistët u kanë drejtuar apel të rinjve për përdorimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që edhe numri i aborteve të jetë sa më i vogël. Lumturi Mërkuri, specialiste e shëndetit riprodhues tregon se këtë vit e gjithë vëmendja është fokusuar tek të rinjtë.
“Në të gjithë botën, më shumë se 41% e shtatzënive që ndodhin çdo vit janë të padëshiruara. Më tepër se gjysma e këtyre shtatzënive të padëshiruara përfundojnë në abort. Shtatzënitë e paplanifikuara ndodhin çdo vit te femrat të cilat nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat i përdorimit jokorrekt të kontracepsionit. Ndërkohë që studimet e realizuara në vendin tonë tregojnë se vetëm 11 për qind e popullsisë përdorin kontraceptivët” nënvizon Mërkuri.
Nga ana tjetër, specialistja tregon se ka një ulje të moshës në 13-14 vjeç, të nisjes së marrëdhënieve seksuale si dhe adoleshentët shqiptarë vuajnë informimin e përdorimit të metodave kontraceptive, të cilat në të vërtetë janë një masë e sigurtë parandaluese ndaj shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve të tjera. “Adoleshentët në disa raste kanë keqinformimin e përdorimit të metodave kontraceptive dhe duke qenë kjo arsyeja, është menduar që të rishikohen edhe kurrikualat mësimore, të cilat duhet të jenë të fokusuara kryesisht tek shëndeti seksual dhe riprodhues, njohuritë e së cilës do jenë pjesë e lëndës së biologjisë dhe shëndetit riprodhues” nënvizon specialistja. Sa i përket metodës më të mirë kontraceptive për tu përdorur, ekspertët pohojnë se parapëlqehet kontraceptivi tek të rinjtë pasi siguron një mbrojtje të dyfishtë jo vetëm për një shtatzëni të planifikuar, por edhe për infeksione seksualisht të transmetueshme.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) dt 27 Shtator 2014
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com