Kontratat, PD-PS-LSI betejë 
edhe në SHBA për lobimin

Kontratat, PD-PS-LSI betejë <br />edhe në SHBA për lobimin
Tre partitë e mëdha, PS-PD dhe LSI kanë nisur një betejë me njëra-tjetrën edhe në Uashington. 

Në prag të fushatës zgjedhore të 18 qershorit, tre forcat politike kryesore në vend, po lobojnë fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të fituar mbështetjen amerikane. 

Vetëm gjatë muajit të fundit në Departamentin amerikan të Drejtësisë janë depozituar dy kontrata, përmes të cilave, dy partitë më të mëdha në vend kanë punësuar lobistë për të promovuar veten në Uashington.

E para, Partia Demokratike ka pajtuar kompaninë “Muzin Capitol Partners” në datën 31 mars të këtij viti. Sipas kontratës, kompania do të promovojë vizionin dhe qëllimin e Partisë Demokratike te bizneset dhe udhëheqësit politikë në Uashington. Në këmbim, PD-ja do të paguajë 75 mijë dollarë, në 3 këste me nga 25 mijë dollarë secili, respektivisht në datat 22 mars, 22 prill dhe 22 maj të këtij viti. 

PD i paguan 250 mijë dollarë kompanisë amerikane
Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha ka angazhuar edhe 2 kompani lobimi në Uashington, “Barnes and Thornburg LLP” dhe “Barons Public Affairs LLC”, ndërkohë që partitë politike në mesin e nje krize politike në Tiranë rivalizojnë njëra tjetrën në sprovë për të ndikuar administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Barnes and Thornburg LLP” ka nënshkruar me 10 prill një kontratë me Bashën me vlerë 150,000 USD me kohëzgjatje tre muaj, e cila ka për qëllim “të asistojë PD-në në lobim, marrëdhënie ndërqeveritare dhe të inkurajojë SHBA-në që të mbështesë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri” thuhet në kontratën e lidhur midis palëve, të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. [kliko këtu për kontratën]

Firma amerikane ka premtuar se do të ngrejë një grup politikash të dedikuara për PD-në, të udhëhequra nga juristi Craig Burkhardt, i cili do ta ndihmojë Partinë Demokratike të ndërtojë marrëdhënie të ngushta me anëtarë të degës ekzekutive dhe legjistlative të qeverisë së SHBA-së.

Grupi i politikave gjithashtu do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje pozitive midis PD-së dhe disa zyrtarëve amerikanë, si dhe do të ndihmojë në komunikimin me zyrtarë të SHBA-së duke ndërtuar strategji komunikimi.

Barnes and Thornburg LLP është një kompani e madhe lobimi nga shteti i Indianës, me zyra në 13 shtete amerikane, e themeluar në vitin 1982.  Partneri menaxhues i firmës, Robert Grand ka qenë pjesë e komitetit për inagurimin e Donald Trump si president.  Ai ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në fushatën e zëvendës Presidentit Mike Pence, i cili më parë ka shërbyer si guvernator i Indianës.

Vetëm 3 javë para kontraktimit të “Barnes and Thornburg LLP”, gjatë vizitës së tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmosi një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies,” pjesë e “Muzin Capitol Partners” – një kompani e regjistruar në shtetin Maryland të SHBA-ve. Kontrata kap vlerën e 25,000 USD në muaj dhe do të jetë e vlefshme për tre muaj.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate është “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu “Muzin Capital” raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri.

Muzin Capitol Partners LLC është një kompani e themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Më 10 prill, “Muzin Capital LLC” ka kontratuar për Partinë Demokratike një kompani për marrëdhënit me publikun të quajtur, “Barons Public Affairs LLC” për 15,000 USD në muaj për një periudhe tre mujore. [kliko këtu për kontratën]

“Baron Public Affairs LLC” pritet t’i ofrojë shërbime në fushën e medias, kur përfshihen drafte artikujsh në formë opinioni nga palë të treta, memorandume, raporte, lajme gazetash si dhe këshilla për politikën e jashtme.

“Baron Public Afairs LLC” është një firmë e themeluar nga Jonathan M. Baron, një firmë e specializuar në vlerësimin e riskut politik. Z. Baron më parë ka mbajtur pozicione të rëndësishme në senatin dhe kongresin e SHBA-ve.

PS marrëveshje me firmën pranë Trump
Kontrata e dytë është e Partisë Socialiste dhe është nënshkruar vetëm pak ditë më parë, saktësisht në datën 13 prill, me kompaninë lobuese “Ballard Partners”. Sipas kontratës, kompania do të këshillojë dhe asistojë Partinë Socialiste në komunikimet e saj me zyrtarët e qeverisë amerikane.

Edhe pse kontrata e lobimit nuk është dorëzuar e plotë në Departamentin amerikan të Drejtësisë, “The Hill”, një gazetë shumë afër Kongresit amerikan, zbulon se Partia Socialiste do të paguajë 240 mijë dollarë te “Ballard” për një periudhë njëvjeçare.

Sipas gazetës, “Ballard Partners” është një kompani shumë e afërt me presidentin amerikan, Donald Trump. Pronari i saj, Brian Ballard ka qenë gjatë fushatës elektorale të Trumpit, shefi i financës për shtetin e Floridës dhe ndoshta kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme për socialistët.

Edhe LSI lobim në SHBA
Dy kontratat e partive më të mëdha në Tiranë vijnë në një kohë kur partia e tretë e madhe e vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim, sapo ka përfunduar edhe ajo një marrëveshje të ngjashme lobimi.

LSI-ja i pagoi “Global Security and Innovative Strategies” 175 mijë dollarë për lobim në Uashington. Objekti i kontratës ka qenë mundësimi i takimeve të Metës me zyrtarë të ndryshëm në Jongresin dhe qeverinë amerikane.t.ch

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg