Sipas saj, si pasojë e zbatimit të Ligjit për faljen e kamatëvonesave të kontributeve, të ardhurat nga kontributet e personave të vetëpunësuar në bujqësi për muajin nëntor u realizuan në masën 205%, me një tejkalim prej 324 milionë lekë. “Realizimi dhe tejkalimi i të ardhurave është shoqëruar dhe me një rritje të ndjeshme të numrit të kontribuuesve.
Në gjysmën e dytë të muajit Nëntor, numri i personave që zhvillojnë aktivitet bujqësor dhe blegtoral, të kontaktuar në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore në rrethe, është mbi 43 800 persona dhe puna vazhdon intensivisht për konkretizimin e sigurimit të tyre” ka nënvizuar Braho. Ndërkohë sa i përket 11 mujorit rezulton se ka një tejkalim të të ardhurave në masën 101.5 % ose nga 50 949 milionë lekë të programuara në 51 247 milionë lekë të realizuara, me një tejkalim prej 765 milionë lekë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)Të dhënat janë bërë publike nga drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho gjatë një takimi me drejtuesit rajonale.