Kontributi dhe mbështetja e PNUD për zgjedhjet vendore


TIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Zgjedhesit  do t'i drejtohen kutive të votimit  ditën e dielë për të zgjedhur kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillave në 61  bashkitë e reja të vendit.
Disa muaj përpara zgjedhjeve, PNUD-i ka mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe aktorët e tjerë për të rritur më tej profesionalizmin dhe transparencën në procesin zgjedhor.
Reforma territoriale dhe administrative ndryshoi rrënjësisht  qeverisjen vendore. Për ti ardhur në ndihmë votuesve në zgjedhjen e tyre për Kryetarët e Bashkive dhe Antarët e këshillave bashkiakë, PNUD-i dhe shoqata  "Partners Albania" realizuan një studim analitik me grupe të ndryshme zgjedhësish nga i gjithë vendi. Në vijim të këtij studimi,   PNUD-i në bashkëpunim me KQZ-në zhvilluan  një hartë interaktive  të bashkive të reja, e cila përmban kandidatët dhe partitë që kandidojnë për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.
PNUD-i në bashkëpunim me UN Women organizoi seminare për aspektet gjinore dhe zgjedhjet, si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Mbi 50 pjesëmarrës nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, Gjykata e Apelit dhe shoqëria civile morën pjesë.
PNUD-i mbështeti KQZ-në  në realizimin e  një video trajnimi të animuar për komisioneret e qendrave të votimit.  PNUD-i dhe KQZ-ja prodhuan  një version më të shkurtër të videos në anglisht, për vëzhguesit e huaj për të ndihmuar ne trajnimin e delegacioneve të shumta të vëzhguesve.
Po ashtu, PNUD-i e ka ndihmuar KQZ-në me disa përmirësime shumë të rëndësishme në administrimin e zgjedhjeve. Përpara fushatës së  zgjdhjeve te ketij viti, u zhvillua një bazë e re të dhënash për regjistrimin e kandidatëve dhe partive, e cila është integruar plotësisht në aplikacionet e tjera softuerike të KQZ-së, si për shembull paraqitja tabelore e rezultateve dhe ndarja e mandateve në garat e ndryshme zgjedhore.
Aktualisht është duke u zhvilluar një program për raportimin e financimit politik dhe pritet që ai të jetë gati për përdorim nga KQZ-ja në periudhën pas zgjedhjeve.
Duke pasur parasysh sfidat në komunikimin dhe logjistikën, gjatë ditës së zgjedhjeve ne më shumë se 5000 qendra votimi në të gjithë vendin, PNUD-i dhe KQZ-ja janë duke zhvilluar edhe një aplikacion të ri softuerik për qendrat e votimit. Nëpërmjet këtij programi qendrat e votimit do të lidhen direkt me KQZ-në përmes komunikimit 3G dhe GPRS dhe KQZ-ja do të ketë mundësinë të ketë të dhëna direkte dhe të menjëhershme nga qendrat e votimit, për çështje si tërheqja e materialeve zgjedhore, hapja e votimit, pjesëmarrja orë pas ore dhe mbyllja. Programi do të pilotohet të dielën në qendrat e votimit në tre qarqe të vendit për të kuptuar më mirë potencialin e tij për përdorim në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme.  Këto ndërhyrje u mbështetën nga PNUD dhe Qeveria Suedeze. /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave