SARANDE-Një punonjës policie është rrëzuar aksidentalisht gjatë një operacioni që blutë po zhvillonin në afërsi të malit Sopot kundër kultivimit të kanabisit.
 
Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë me inicialet B.H. duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht duke u dëmtuar në shpatull dhe kokë.
 
Ai fillimisht u transportua në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas dërgua me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
 
Polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë, ndërsa mësohet se i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme për ndihmën mjekësore.

polici transportohet me helicopter
Polici transportohet me helikopter drejt Tiranës

polici transportohet me helicopter
Polici transportohet me helikopter drejt Tiranës


dy.b/shqiptarja.com