Gjatë vizitës në Gjermani ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Policisë Federale. Lleshaj thotë se u konfirmua niveli i shkëlqyer të bashkëpunimit në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor.
"Takimi me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe perspektivën edhe më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor" shkruan Lleshaj në rrjetet sociale, ndërs aka publikuar edhe pamjet e takimit me Dieter Romann.
Më herët po gjatë ditës së sotme, ministri shqiptar u takua me homologun e tij në Gjermani, Horst Seehofer ku sipas tij takimi ishte i shkëlqyer si dhe vlerëson angazhimin e Gjermanisë për integrimin e vendit tonë në BE.