Kontrolli teknik i automjeteve
shoferët protestojë për rradhët

Kontrolli teknik i automjeteve<br />shoferët protestojë për rradhët
Shërbimi monopol i kolaudimit të makinave, koncesion që prej vitit 2009 mbahet nga kompania zvicerane SGS, nuk po i garanton shqiptarëve standardet e duhura. Një vrojtim i kryer nga “Shqiptarja.com” në disa pika të kompanisë nëpër Shqipëri zbardh radhët e pafundme të mjeteve në pritje të kolaudimit, ku shpesh drejtuesit zënë radhë që një natë më parë. 

Problemi i radhëve të gjata në pritje të kolaudimit rezulton më i mprehtë në Shkodër e në Lezhë, ku drejtuesit jo rrallë detyrohen të kalojnë natën nëpër mjete për të bërë të mundur kolaudimin të nesërmen.

kualidimi makinave
 
Ndërkohë që në Tiranë qytetarët pohojnë që sekserët u kanë premtuar kryerjen e menjëhershme të kontrollit teknik në këmbim të pagesës. Edmond Koçi, pohon se është skuakifikuar 5 herë për të kryer kolaudimin.

“I kam kryer mjetit çdo shërbim të mundshëm dhe në servis më thonë se makina është në kushte shumë të mira... këtu më kanë rrëzuar 5 herë... për të pesta herët kam paguar tarifën, çfarë duhet t’u paguaj? A e bëjnë për të paguar taksën unë aty a nuk e di … Gazetari:  Çfarë takse ? Nuk e di ajo 9 mijë lekshja ajo 10 mijë lekshja e pesta herë që po ngel, pagova 20 mijë. Kaloi muaji pagova prapë 20 mijë, pagova prapë 10 mijë. Prapë kam ardhur sot për ta nxjerrë, Ta marr makinën, t’i hyp zotëria a kush të dojë. Nëqoftëse makina ka difekt unë ja vendos flakën” thotë ai.

Gazetari i “Shqiptarja.com” nuk u lejua të futej brenda ambienteve të SGS në Tiranë, ndërkohë që drejtori i pikës nuk pranoi të prononcohej....

Skualifikimi i makinave të benzinës për shkak të emetimeve të gazrave mbi normat e ndotjes pranohet nga disa prej drejtuesve të mjeteve jashtë ambienteve të SGS. " thonë se më kanë skualifikuar ngaqë norma e ndotjes për benzinën është më e lartë se ajo për naftën," shprehet Edmond Koçi.

Është e vërtetë që Ministria e Transporteve gjatë këtij viti ka vendosur norma të reja, por të cilat janë parashikuar të aplikohen zyrtarisht në mesin e vitit 2016.

kualidimi makinave

Pavarësisht kundërshtive të forta nga biznesi, si dhe opozita e atëhershme, në vitin 2009, shërbimi i Kontrollit Teknik të Automjeteve i është dhënë me koncesion kompanisë zvicerane SGS, Societe Generale de Surveillanc. Qeveria Socialiste e konsideroi koncesionin si një prej aferave korruptive të Qeverisë Berisha, por pas fitores së qershorit 2013 nuk e ka prekur duke argumentuar se prishja e kontratës do t’i kushtonte shumë shtrenjtë shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për një shërbim të detyrueshëm, të cilit duhet t’i nënshtrohen çdo vit mbi 450 mijë mjete të regjistruara në Shqipëri duke përfshirë edhe automjetet që sapo kanë dalë nga fabrika, që duhet të sjellë miliona fitime për arkën e shtetit. Pagesa për mjetet e vogla është 1900 leke dhe për kamionat 2700 lekë. Kontrata koncensionare e miratuar nga Qeveria Berisha në 2009, i siguron kompanisë zvicerane monopolin e plotë mbi këtë shërbim për dhjetë vite, ndërkohë që kudo në rajon apo më gjerë, ky treg është i liberalizuar dhe mund të kryhet edhe nga qindra subjekte të certifikuara.

kualidimi makinave

Diçka e tillë siguron cmime të ulta, si dhe shërbim më të shpejtë. Nga ana tjetër, referuar bilanceve zyrtare të kompanisë, SGS derdh në arkën e shtetit, në formën e tarifës koncesionare vetëm 5% nga fitimi vjetor, pra konkretisht jo më shumë se 50 mijë dollarë në vit. Ndërkohë që vetëm në vitin 2014 SGS ka arkëtuar 740 milion leke te reja me nje rritje te dukshme ne krahasim me nje vit përpara.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 



 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë