Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës: Dëmtohet zona e mbrojtur

Konventa e Bernës i bën thirrje qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës: Dëmtohet zona e mbrojtur

Projekti per Aeroportin e Vlorës

TIRANË- Byroja e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, në mbledhjen e fundit, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë planet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Komiteti ndau shqetësimin e thellë në lidhje me planet për urbanizimin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe duke theksuar vlerat e njohura natyrore të kësaj zone kërkoi zbatimin e një regjimi të fortë mbrojtje.

Çështja e projektit të aeroportit të Vlorës u përfshi në ankesën e depozituar më parë nga  EcoAlbania mbi Ndikimet e pritura negative të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë,  ku ndërtimi i aeroportit në Vjosë-Nartë është përfshirë si një rrezik iminent në ekosistemin e deltës së  Vjosës.

“Projektet e mëdha zhvillimore si aeroporti dhe hidrocentralet rrezikojnë luginën e Vjosës, një ekosistem unik e me bidoversitet të pasur, ndaj përpjekjet tona për ta ruajtur atë po mbështeten fuqimisht edhe nga institucionet ndërkombëtare siç është edhe Komiteti i Përhershëm in Bernës. Ne si shoqëri civile prej kohësh po kërkojmë shpalljen e gjithë luginës së Vjosës park kombëtar, i cili do të përfshinte edhe deltën e Vjosës pjësë e së cilës është edhe laguna e Nartës”, tha Olsi Nika, nga EcoAlbania.

Në muajin shkurt, rreth 40 organizata mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

“Laguna e Nartës është një nga ligatinat më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Mesdheut dhe planet për urbanizimin e saj rrezikojnë të dëmtojnë ekosistemin e saj në mënyrë të pakthyeshme”, tha Aleksandër Trajçe nga PPNEA.

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka hapur çështjen për hidrocentralet në Vjosë që në vitin 2018, duke i kërkuar qeverisë shqiptare pezullimin e menjëhershëm të hidrocentralit të Poçemit dhe Kalivaçit derisa të bëhen planifikimet e nevojshme strategjike dhe vlerësimet mjedisore të munguara. Ndërsa vëmendja e dhënë së fundmi nga Byroja për deltën e Vjosës përforcon zërin e organizatave mjedisore të shqetësuara në lidhje me këtë projekt.

“Peizazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë, është një nga zonat e mbrojtura me larmi biologjike të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe pa dyshim një nga zonat më të rëndësishme në Evropë nga pikëpamja ekologjike. Vjosë-Narta shërben si korridor shtegtimi për shumë gjallesa e sidomos për shpendët shtegtarë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe globalisht si një zonë me vlera të veçanta dhe bën pjesë në pothuajse të gjitha rrjetet ndërkombëtare të zonave me rëndësi për ruajtjen e natyrës. Ky fakt duhet respektuar në radhë të parë nga vetë qeveria shqiptare për të parandaluar ndikimet e çdo projekti zhvillimor që dëmton këtë ekosistem”, tha Taulant Bino nga AOS.

Konventa e Këshillit të Evropës për “Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore” ose sikurse njihet shkurtimisht si Konventa e Bernës është një instrument ligjor ndërkombëtar i detyrueshëm në fushën e ruajtjes së natyrës, që mbulon shumicën e trashëgimisë natyrore të kontinentit evropian dhe shtrihet në disa shtete të Afrikës.

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Bernës në janar të vitit 1999 dhe zbatimi ka hyrë në fuqi në maj të po këtij viti. Dhunimi i kësaj konvente mund ta përballë vendin me presion diplomatik si dhe me sanksione të ndryshme që mund të ndërmerren nga Bashkimi Evropian apo në mënyrë të njëanshme nga vende të tjera që kanë ratifikuar këtë konventë.

Deklarata e Konventë së Bernës

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 20/10/2021 02:11

    Be jeni ne mallakster ose ne sarande nje aeroportet te madh...po ashtu duhet nje ne korce e nje ne shkoder....

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2021 00:22

    Konventa e Bernes ka shume te drejte.Sot nuk mund te besh investime te tilla po nuk more parasysh ekosistemin.Ne, nga nje ane mburremi me shpendet,kafshet,natyren e virgjer qe terrheq me shume turiste se sa hotelerite e zakonshme,nga ana tjeter projektojme aeroporte e HEC aty ku s'duhet duke ia bere vetes /bam/ me doren tone.Jo vetem rrezikojme ekosistemin,por ne rastin e avioneve rrezikojme dhe pasagjeret.E imagjinoni pak sikur tufat e shpendeve te eger te ngrihen ne fluturim te trembur,sa here degjojne avionet persiper?Ndonje mund te perfundoje i perplasur me ta,ose motoret e tyre,duke shkaktuar katastrofe ajrore.

    Përgjigju
  • erion: 19/10/2021 21:45

    Keto jane blablabla, aeroporti aty ka qene dhe ska pse te mos ndertohet aty....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë