Komisioni i përhershëm parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Drejtorin e Sekretariatit Ndërkombëtar të Energjisë, Janez Kopac, i cili prezantoi raportin vjetor të zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, për vitin 2013-2014.

Drejtori Kopaç, në fjalën e tij, theksoi se "në 4 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka bërë asnjë reformë në sektorin energjetik." Sipas tij, "është nevojë emergjente rregullimi i çmimit të energjisë dhe ERE duhet të fuksionojë si një institucion i pavaruar".

Sektori i energjisë, sipas Kopac, është gati i falimentuar, për shkak të çmimeve, ndaj duhet vendosur një treg i qëndrueshëm energjetik.
"Nuk ka pasur reforma të përfunduara në vendin tuaj, reformat e energjisë vijojnë të mbahen peng", tha ai.

Kopaç ka theksuar se bisedimet e Shqipërisë më CEZ mund të bëhen me ndërmjetësimin e Komitetit të Energjisë të Austrisë.
"Ne kemi sugjeruar kompromisin si zgjidhje", ka thënë ai ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij në komision, zyrtari austriak tha se në Shqipëri sistemi energjetik paraqet nivel të lartë humbjesh, ndaj u shpreh ai dhe duhet të reformohet tregu dhe të futen operatorë të tjerë.

ATSH