KOPENHAGË, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Kryeministri i Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt njoftoi sot dërgimin e shtatë avionëve luftarakë F-16 në Irak për të marrë pjesë në ofensivën e ndërmarrë kundër organizatës së Shtetit Islamik.
"Jam shumë i lumtur që ka tashmë një koalicion të gjerë duke përshirë dhe vendet e rajonit që dëshirojnë (...) të kontribuojnë", konfirmoi Thorning-Schmidt në një konferencë shtypi në Kopenhagë.
Ajo theksoi se misioni do të jetë i limituar në Irak, me përjashtim të Sirisë.
Pjesëmarrja e Danimarkës në koalicionin ndërkombëtar duhet të miratohet sa më shpejt nga Parlamenti, ku është e sigurtë mbështetja nga një pjesë e madhe e deputetëve dhe avionët F-16 mund të mbërrijnë në Irak javën e ardhshme./
/ec/
/Shqiptarja.com