Kopja e Mona Lisës shitet me një çmim marramendës

Kopja e Mona Lisës shitet me një çmim marramendës

Kopja e Mona Lisës

Për të blerë origjinalin duhet domosdoshmërisht të shkohet në “Louvre”, në Paris, por nëse ju duhet vetëm një kopje, atëherë mund ta bëni tuajën.

Një nga kopjet më të mira të realizuara ndonjëherë të Gioconda-s, autori i së cilës është i panjohur, është shitur në ankandin e Sotheby's, në kryeqytetin francez për 1.6 milionë euro.

Pavarësisht se kjo kopje e Mona Lisa-s vlerësohej në mes 70 mijë dhe 90 mijë eurove, ajo tejkaloi edhe rekordin e simotrës së saj të shitur në janar të këtij viti për 1.5 milionë euro.

Gioconda kopje ishte pothuajse identike me atë realen dhe sipas ekspertëve për të mund të vësh bast se është pikturuar nga Leonardo da Vinci.

Sot në qarkullim ka rreth 150 kopje të Mona Lizës së vërtetë, të pikturuara  nga artistë të njohur e të panjohur midis shekujve XVI dhe XIX.

"Ticiani kopjoi Raphaeli,  kopjoi Rembrandi. Sepse duke kopjuar, ata mësuan të vëzhgojnë nga afër kryeveprat e atyre që u kishin paraprirë në pikturë”, thotë kreu i departamentit të punimeve antike të Sotheby's, Baukje Coenen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale