Një 23-vjeçar me banim në Lushnje, u arrestua sot nga shërbimet e kufirit të drejtorisë se qarkut Shkodër, pasi u kap me 7 shtetas të huaj në automjetin e tij pranë brezit kufitar. Burime zyrtare pranë policisë se qarkut Shkodër bëjnë të ditur për ATSH-në se aksioni i realizuar në bashkepunim me forcat e Komisariatit te Malesisë së Madhe, ishte në kuadër të një operacioni kundër klandestineve, duke bërë të mundur kapjen në flagrancë te 23- vjeçarit, Nandi Lleshi, në vendin e quajtur Ura Hotit, në afërsi të vijes kufitare, duke bllokuar automjetin e tij tip mikrobuz Ford me targë KJ 7193 A, me 7 shtetas siriane. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë te ngjarjes.
/Shqiptarja.com











