Policia, Shkodër
Koplik, 30 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Plagosja mbrëmë me armë zjarri e punonjësit të policisë së Komisariatit të Malësise së Madhe, Kastriot Preçi, në vendin e quajtur Ish-Hidrivori, fshati Hot, ka vënë në lëvizje forcat e policisë së qarkut Shkodër, të cilat pasi kanë bërë ekspertizen në vendngjarje, kanë arritur të identifikojnë autorin e kësaj plagosje.
Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie bëjnë të ditur se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja, model 56, dhe pas veprimeve hetimore rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi K. L., vjeç 24, banues në fshatin Ivanaj, komuna Kastrat. Sipas të njëjtit burim, mësohet se ky shtetas është i dënuar me parë për veprat penale vjedhje në bashkëpunim, vjedhje me dhunë dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe eshte shpallur në kërkim policor që prej majit të këtij viti.
Forcat e policisë janë vënë në kërkim të këtij shtetasi dhe po punohet për ndalimin e tij. Ndërkohë, nga informacionet më të fundit mësohet se punonjësi i policisë, Kastriot Preçi, është plagosur në krahun e djathtë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak ne Tiranë jashtë rrezikut për jetën. /a.ke/
/Shqiptarja.com