Kopshtet problematike, Malaj: Ato
pa standarde do të mbyllen

Kopshtet problematike, Malaj: Ato<br />pa standarde do të mbyllen
TIRANE-Kopshtet të cilat nuk kanë plotësuar kushtet edhe pas sugjerimeve të lëna nga task-forca e ngritur enkas për kopshtet do të mbyllen. Kjo ka qenë garancia që ka dhënë zëvendësministrja e ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.
 
“ Kontrollet e herëpashershme dhe në rastet kur nuk plotësohen standardet dhe cilësia si për kopshtet publike dhe ato jo publike dhe në drejtim të mjediseve higjeno-sanitare, natyrisht që merren masa deri në mbylljen e tyre”, tha Malaj.
 
Janë një sërë detyrimesh të cilat duhet të merren parasysh si nga kopshtet publike dhe ato private.
 
“Institucionin i monitorimit të zbatojë të plotë monitorimin e tyre, duke shikuar që nga mjediset ku realizohet ky proces, nga licenca që ata kanë marrë, kur flasim për një arsim publik dhe jo publik, për të vazhduar pastaj për standardet dhe procesin e mësimdhënies dhe të gjithë aktivitetit që realizojnë fëmijët, për të vazhduar me rrolin që kanë prindërit në komunitet dhe detyrimin që ata kanë. Për të parë formimin e mësuesve dhe edukatoreve të cilat dhe në këtë fazë do të bëjmë disa ndryshime për të bërë të mundur që edhe ligji i arsimit të jetë më fleksibël në përthithjen e kësaj kategorie. Për të dhënë mundësinë e një mirë ushqyerjes sepse jo të gjithë prindërit kanë aftësinë për të diskutuar se si mund të mirë ushqehen fëmijët dhe për ta bërë sa më të plotë në mënyrë që të mos kemi asnjë histori me probleme dhune apo situata dhune dhe as probleme që lidhen me detyrimin ligjor dhe me zbatimin e saj”, u shpreh zëvendësministrja.
 
Deri më tani, nga inspektimet e bëra ka rezultuar që kushtet më të mira fizike janë kopshtet private, ndërsa kapitali njerëzor është drejt përmirësimit.
 
“ Na rezulton që në kopshtet private kemi situatë pozitive. Ka problematika në drejtim të mirë menaxhimit të kapitalit human por që ka mjedise që janë jashtëzakonisht shumë më të mira dhe komode në kuadër të kërkesave ligjore” – u shpreh Malaj .
 
Nga kërkesat e shumta të prindërve për të çuar fëmijët në kopsht, po mendohet që arsimi parashkollor të bëhet i detyrueshëm ashtu sikundër është arsimi parauniversitar.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)