KORҪЁ - Një person është goditur me thikë në qytetin e Korҫës ditën e sotme.

Astrit Satellari u konfliktua në një moment me dy persona të tjerë babë e bir˸ A.B., 51 vjeҫ dhe M.B., 25 vjeҫ.

Këta të fundit e kanë plagosur me thikë dhe janë larguar menjëherë nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

52-vjeҫari Satellari është dërguar urgjentisht për t' u kuruar në Spitalin e Korҫës.

Gjendja shëndetsore e tij paraqitet e rëndë.

Shkaqet e këtij incidenti janë akoma të panjohura.

Policia e Qarkut Korҫë ka nisur operacionin e kapjes së dy autorëve.


Informacion paraprak.
 
Më datë 28.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me mjet mprehës (thikë) shtetasi Astrit Satellari rreth 52 vjeç, banues në Korçë.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas pas një konflikti të çastit në lagjen nr.17 në Korçë, është plagosur me thikë nga shtetasit M.B., rreth 25 vjeç dhe A.B., rreth 51 vjeç (at e bir).
 
Shtetasi Astrit Satellari ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
 
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

[gallery]23279[/gallery]

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com