Korçë, sekuestrohen 12 kg kanabis
arrestohen 5 persona posedues

Korçë, sekuestrohen 12 kg kanabis<br />arrestohen 5 persona posedues
KORÇË - Policia e Korçës në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Sporti 1”, ka bërë të mundur që të sekuestrojë 12 kg kanabis sativa, si dhe arrestimin e 5 personave posedues të saj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një shtetase.

Në prangat e policisë kanë rënë Tomor Pengu, 47 vjeç, Andrea Kapurani, 22 vjeç, Olgor Metolli, 21 vjeç, Gjergji Panolli, 25 vjeç, si dhe Mikel Kodra, 19 vjeç, që të gjithë banues në Korçë. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos kallzim krimi”, shtetësja L.K , banuese ne Vreshtas në Korçë.

Televizioni A1 Report sjell foto të drogës së sekuestruar nga ana e efektivëve blu.

droge

Sipas policisë të arrestuarit kryenin aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes të bimës narkotike në qytetin e Korçës. Lënda narkotike u gjet e fshehur në banesën e Tomor Pengut, ndërsa gjatë kontrollit në cilësinë e provës materiale u gjet e bllokuan 2 peshore elektronike, 7 aparate telefonike celular dhe një automjet i markës Alfa Romeo.

Materialet ne ngarkim, i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Korëçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale Prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar