KORÇE- Dy turiste, njëra gjermane dhe tjetra austriake, secila 25 vjeçe, rreth orës 20.00 të ditës së hënë, janë nisur me një mjet taksi nga Korça për në Leskovik, por vetëm pas disa minutash janë grabitur dhe braktisur në mes të rrugës nga drejtuesi i mjetit.
Sipas rrëfimit të turistëve kur kishin përshkuar 8 kilometra të rrugës në drejtim të rrethit të Kolonjës, taksisti ka ndaluar mjetin, i ka zbritur dhe më pas i ka marrë lekët, kamerat, aparatet fotografike dhe sende të tjera me vlerë që ato kishin nëpër çanta.
Me marrjen e denoncimit të dy turisteve të huaja, Lara Bogataj e Sabrina Izabel, policia e Korçës ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e taksistit vjedhës. Në saj të një pune të mirë operative u identifikua mjeti dhe u arrestua autori Oltian Aleks Trajko 28 vjet, banues në Korçë. Në banesën e tij u gjetën të fshehura sendet e vjedhura nga turistet e huaja.
(sg/di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com