Ka rezultuar fals njoftimi i marrë dje nga policia për një vrasje të dyfishtë në Korçë.
Një telefonatë në orën 15:40 pasditën e së mërkurës alarmoi policinë e Korçës. Një telefonues anonim, dhe që më pas fiku telefonin, njoftoi policinë se dy të rinj janë vrarë me armë zjarri dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas- Korçë.
Menjëherë pas marrjes së telefonatës, blutë e Korçës janë nisur drejt fshatit Xerje, një zonë shumë e thellë malore.
Pasi kanë krehur zonën forcat e policisë deklarojnë se nuk ka ndodhur asnjë krim.
Nëpërmjet një deklaratë policia njoftoi se rezultoi se kjo telefonatë ishte e rremë dhe se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale, me persona të vrarë apo të plagosur, në të gjithë territorin e pretenduar.
Në media u raportua edhe për një tjetër person të vrarë në fshatit Tudas, por policia bën me dije se A.Ll, 45 vjeç, që u raportua si i vrarë, banon në Tiranë dhe është shëndoshë e mirë.
Zona e pyllëzuar në malësinë e Lekasit është e listuar nga uniformat blu si territor që kultivohet bimë narkotikë dhe ka persona të armatosur që lëvizin në këtë territor.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com