KORÇË-  Arrestohet në flagrancë hajduti teksa tentoi të vidhte një dyqan ushqimor në lagjen numër 18 në Korçë. Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Thanas Dido pasi është kapur në flagrancë teksa tentoi të grabiste një dyqan ushqimor. Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Korçës ka rezultuar se 27-vjeçari është autor i 8 vjedhjeve të tjera nëpër lokalet e qytetit të Korçës ku kryesisht grabiste televizorët plazmë dhe më pas i shiste ato nëpër qytetarë të ndryshëm. Ndërkohë policia ka arrestuar edhe 25 vjeçarin Erando Duka i cili akuzohet për mos kallëzim të krimit.

Datat dhe vendet e grabitjeve

1. TH.P, lagjia 7, ngjarje më datë 24.09.2015.

2. GJ.P, lagjia 7, ngjarje më datë 04.10.2015.

3. Y.G, lagjia 18, ngjarje më datë 07.10.2015.

4. GJ.R, lagjia 10, ngjarje më datë 13.10.2015.

5. G.T, lagjia 9, ngjarje më datë 19.10.2015.

6. J.Q, lagjia 18, ngjarje më datë 25.10.2015.

7. Th.ZH, lagjia 18, ngjarje më datë 30.10.2015.

8. A.B, lagjia 1, ngjarje më datë 30.10.2015.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)