Gjarpri i quajtur “koralet blu”, gjuan krijesa të tjera që lëvizin shpejt dhe përgjithësisht gjarpërinjtë më helmues që ekzistojnë.
 
Ky zvarranik me pamje vërtet mbrenslënëse përdor një helm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit një tmerr të vërtetë.
 
Gjarpri koralet blu (Calliophis bivirgatus), gjendet në Azinë jugore dhe koka e bishti i tij është në ngjyrë të kuqe ndërsa trupi është me viza blu të ndezur.
 
Në një atikull të botuar në revistën shkencore “Toxins”, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv në sistemin psikologjik të presë.
 
Menjëherë pasi është pickuar nga koralet blu, preja futet në një gjendje agonie, me muskujt që paralizohen menjëherë.
 
Helmi i fuqishëm bën që nervat në të gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spazma në të gjithë trupin.
 
Arsyeja pse ky gjarpër ka një helm kaq të fuqishëm është sepse ai ushqehet më së shumti me zvarranikë të tjerë helmues dhe për këtë ka marrë epitetin “Vrasësi i Vrasësve”.
 
Shkencëtarët janë duke studiuar helmin e tij, të quajtur “Callionoxin”, dhe kanë shpresa të shumta që do të krijojnë ilaçe të reja, specifikisht qetësues.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com