Koraqi: Situata do vështirësohet! Laboratorët duhet të bëjnë ndarjen e pacientëve me COVID nga ato me grip (VIDEO)

Me hyrjen në stinën e dimrit, shfaqen gripet e kësaj periudhe ku ato mund të ngatërrohen shpesh dhe me koronavirusin.

Shefi i laboratorit mikrobiologjik në QSUT, Andi Koraqi deklaroi se gjatë kësaj kohe, një rol të rëndësishëm duhet të kenë laboratorët për të bërë ndarjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe të gripit sezonal.

Sipas tij, përgjigjet e tamponëve në laboratorin ku ai punon si dhe në laboratorët privatë dalin brenda 24 orëve.

"Numri i rasteve me grip është më i vogël se në vitet e tjera. Është shumë i rëndësishëm ndërhyrja e laboratërve për të ndarë pacientët e prekur me COVID ose me grip. Privati kërkon 24 për të marrë përgjigjen e analizës pasi dhe vetë procedura është e gjatë. Ne përgjigjet i japim brenda 24 orëve kështu që nuk di çfarë të them për laboratorët e tjerë. Ka kritere për të përcaktuar që një person duhet të shtrohet në spital" - tha Koraqi.

Koraqi shprehet se situata në këtë moment sa vjen dhe vështirësohet. Por sipas tij, masat e marra do të ndikojnë në shifrat e të infektuarve dhe në bazë të tyre do të hartohet plani i ardhshëm i masave.

"Situata vjen duke u vështirësuar. Është një situatë e pritshme, madje pritet që dhe shifrat të rriten. COVID-19 i shtohen dhe gripet stinore duke e rënduar më shumë këtë situatë. Është dinamike dhe nuk mund të parashikojmë shifra. Nëse nuk avancohet me marrjen e masave, shifrat do të vijojnë të rriten. Ne duhet që të bëjmë që këto numra të jenë graduale dhe jo ngritje drastike. Në spitale nuk janë ezauruara kapacitetet për pacientët në COVID. Edhe në spitalet COVID 1, 2, 3 janë të mbushur por jo në masë 100%.

Unë thashë që në fillim se situata është dinamike. Ka indikatorë që përcaktojnë masat si përgjigje ndaj koronavirusit. Nëse kjo mbyllje nga ora 22:00 - 06:00 do të japë një ndihmesë në uljen e shifrave atëherë nuk do të kemi nevojë për një shtrëngim të mëtejshëm të masave. Nëse kjo do të ketë një impakt, në varësi të indekseve, masa do të jetë më shtrënguese ose më lehtësuese. Indekset kryesore janë incidenca për 100 mijë banorë dhe pozitiviteti i personave të infektuar që matet përditë" - deklaroi Koraqi.

Ai tha se karantina totale do të bëhet vetëm kur të jemi drejt ezaurimit të kapaciteteve spitalore. Koraqi shprehet se qeveria ka gati planin për përballimin e pandemisë me hapjen e COVID 4 e më pas do të bëjmë funksionale spitalet rajonale.

"Karantina totale bëhet kur të jemi drejt ezaurimit të kapaciteteve kryesore. Ne kemi skenar të tjerë. Pas hapjes së COVID 4, ne do të bëjmë funksionale dhe spitalet rajonale. Problemi është që sot që flasim, nuk është vetëm koronavirusi sëmundja e vetme për të cilën luftojmë" - tha së fundmi mjeku.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter