KORÇE –  Nuk i dërgon para nëna dhe qëllon me sëpatë në kokë gjyshen. Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen 10 të qytetit të Korçës ku autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar 21-vjeçari Pablo Hazisllari. 

A1 Report ka shkuar në pavijonin ku ndodhet e shtruar e plagosura dhe siç shihet edhe në pamje gjendja e saj paraqitet mjaft e rëndë. 

Të shokuar nga kjo ngjarje, familjarët e 60-vjeçares, Enverie Collaku, thonë se autori disa herë ka qënë problematikë por nuk e imagjinonin se ai do arrinte deri këtu, të masakronte gjyshen e tij qe e ka rritur. 

Ngjarja do merrte përmasa tragjike nëse nuk do kishte ndodhur ndërhyrja e nuses së shtëpisë pasi 21-vjeçari agresiv kishte tentuar të qëllonte edhe fëmijën 4-vjeçar i cili ndodhej pranë gjyshes në momentin e ngjarjes por fatmirësisht ka shpëtuar nga agresori.

pablo hazisllari

Blutë e Korçës kanë venë ne pranga 21-vjeçarin, ndërsa mësohet se ky i fundit shpesh herë ka qenë problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike.

envire collaku

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)