KORÇË- Në Komisariatin e Korçës është paraqitur një 66-vjeçare nga fshati Biranj, e cila kallëzoi humbjen e kontakteve me vëllain 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit nuk ka dijeni.
Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari Flori Muka ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.
Denoncimi nga familjarët është bërë vetëm tani.

SI.E./Shqiptarja.com“Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij”, njofton policia.
Komente

