KORCE-Policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 36-vjeçarin me inicialet E.Sh. nga fshati Leminot pasi kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
Ndalimi u pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.
Gjithashtu, gruaja ka denoncuar se burri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologëve,rezulton që 36 vjecari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e E.Shulit, mohojne akuzat,duke i konsideruar sajesa të nuses,e cila sipas tyre donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Nëna e të arrestuarit: Nusja mashtron, do që të ndahet
Pas arrestimit të djalit ka reaguar nëna e tij me inicialet M.Sh. e cila mohon ngjarjen dhe thotë se e gjitha është një sajesë e nuses, pasi do që të ndahet.
“Nuk është e vërtetë që djali im ka ngacmuar vajzën. Janë sajime të nuses,e cila donte të ndahej nga djali sepse jemi shumë të varfër” u shpreh ajo.
Çifti ishte martuar prej 6 vitesh dhe nuk kishin probleme. Përveç vajzës 5 vjeçe kanë edhe një djalë 2 vjeç.
Nusja e akuzoi burrin tre muaj me parë se ngacmonte vajzën. Në gjendje të dehur e dhunoi gruan.
Vajza e mitur është dërguar në prill tek një psikologe. Çifti kishte 3 muajt e fundit grindje për shkak të vajzës. Nusja një muaj më parë mori dy fëmijët dhe shkoi tek prindërit” u shpreh ajo.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vepra të turpshme" dhe "Dhuna në familje" parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.
Aktualisht bashkeshortja e te akuzuarit, eshte larguar se bashku me dy femijet ne Librazhd tek prinderit, ndersa prokuroria e Korces, thote se e mitura po asistohet nga nje psikologe.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO