Fotografitë dhe reliket gjatë ekspozitës
TIRANË, 16 Mars / ATSH - "Muzeu Kombëtar i Arsimit - Mësonjetorja e Parë Shqipe" në Korçë dhe shkolla 9- vjecare "Pandeli Cale" organizuan gjatë ditës së sotme një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e 136- vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar Pandeli Cale.
"Nderi i Kombit", një nga firmetaret e aktit të Pavarësisë dhe një ndër figurat e shquara kombetare, Pandeli Cale është përkujtuar me anën e një cermonie, me pjesemarrjen e autoriteteve vendore, pasardhësve të atdhetarit etj, te cilet ndoqen nje ekspozite në ambientet e Muzeut, ku për herë të parë ishin prezantuar relike të atdhetarit dhe disa fotografi origjinale,
Gjithashtu, është shfaqur edhe një dokumentari i realizuar nga Muzeu me fakte e të dhëna mbi këtë personalitet të shquar të jetës shoqërore, patriotike, politike e diplomatike shqiptare.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare Pandeli Cale gjatë aktiviitetit
Gjatë aktivitetit janë shfaqur edhe disa materiale te konsultuara nga Arkivi Qëndror i Shtetit, Biblioteka Kombëtare, Arkivi dhe Biblioteka e Muzeut Kombëtar të Arsimit, e njëkohësisht është dhene edhe një program artistik i përgatitur nga shkolla 9- vjeçare që mban prej pak vitesh emrin e rilindasit.
Ne fund te aktivitetit është zhvilluar edhe një homazh nga pjesmarrësit, te cilët kanë vendosur lule në varrin e atdhetarit në varrezat publike të qytetit të Korçës.
Drejtues te Muzeut kanë thkesuar se të tilla aktivitete, që synojnë afrimin në jetën e Muzeut të shkollave dhe nxënësve, do të vijojne edhe në të ardhmen.
Pandeli Cale
Pandeli Cale lindi në Korçë më 1874. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Në 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid'hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Ishte kryetar i shoqërisë "Banda e Lirisë" më 1908, ndersa në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë "Lidhja orthodhokse". Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 - 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën "Pandeli Cale". Emërohet Ministër i Bujqësisë, Iindustrisë dhe Tregtisë.
Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 eshte hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës, më 1920 Prefekt i Korçës, në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.
/k.m/ /a.ke/