Korçë, ambasadorja çeke: KQZ
duhet të ketë 7 anëtarë të pavaru
Ambasadorja çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova ka përsëritur apelin ndaj klasës politike shqiptare për më shumë dialog dhe bashkëpunim në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Ambasadorja çeke në Tiranë, Bronislava Tomasova ka përsëritur apelin ndaj klasës politike shqiptare për më shumë dialog dhe bashkëpunim në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga Korça, ambasadorja çeke perforcoi idenë se Komisioni Qëndror i Zgjehdjeve duhet të funksionojë si institucion i pavarur nga politika dhe me 7 anëtarë, per të mos rrezikuar zgjedhjet.
"Ne do të kujdesemi për mbarëvajtjen e komisionit dhe prova e 23 qershorit do të jetë prova e transparencës, ashtu sic është diskutuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Partitë politike nuk duhet të moderojnë vetëm dialogun, por edhe kooperimin midis tyre sepse kjo është mënyra se si funksion demokracia. Në çdo demokraci ka një parti pozitare dhe opozitare, por e rëndësishme është që secila të dijë rolin që iu takon, pra duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
KQZ duhet të punojë me 7 pjesëtarë në mënyrë të pavarur. Partitë politike duhet të jenë të përgjegjëshme që në 23 qershor të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ambasadorja çeke Tomasova.
“Zhvillimet e fundit lidhur me KQZ-në nuk janë të dëshirueshme. Data e zgjedhjeve po afron dhe të gjithë këtu në Shqipëri e dinë se këto zgjedhje po ndiqen nga afër prej vendeve anëtare të BE-së. Në raportin e fundit të konkluzioneve në dhjetor u deklarua se zgjedhjet janë testi për funksionimin e institucioneve demokratike”, theksoi ambasadorja çeke.
Diplomatja europiane u bëri thirrje partive politike të përmirësojnë jo vetëm dialogun midis tyre, por edhe bashkëpunimin, pasi kjo është rruga e vetme sesi funksionon demokracia.
“Në çdo demokraci dihet se ka parti që qeverisin dhe parti në opozitë. Secila nga ato ka rolin e saj të veçantë dhe duhet kuptuar, se nuk duhet të ketë armiqësi midis partive në pushtet dhe opozitës, por duhet të ketë një bashkëpunim të mirë për të bërë që qeverisja ti shërbejë popullit”, tha Tomasova.
“KQZ duhet të ketë 7 anëtarë dhe pushteti në komision duhet të jetë i balancuar. Komisioni në rrugë teknike dhe të pavarur duhet vetëm të përgatisë zgjedhjet dhe të garantojë që ato të jenë të lira dhe të ndershme. Partitë politike janë të gjitha përgjegjëse për gjetjen e rrugës që të sigurojë se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme”, nënvizoi ambasadorja e Çekisë në Tiranë.
Ambasadorja çeke ishte e pranishme gjatë inaugurimit të rehabilitimit të pazarit të vjetër të qytetit ,një investim prej 650 000 euro, nga fondet IPA. Në këtë inaygurim mori pjesë dhe zv/ministri i BE-së, Luixhi Brusso dhe zv/ministri i kulturës, Abaz Hado.
(s.f/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44