Korçë, arrestohet 62- vjeçari
vodhi 12 koshere me bletë

Një 62- vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pas i ka vjedhur 12 koshere me bletë.

Bejtim Damazati, banues në fshatin Dishnicë- Korçë, i ka vjedhur 72- vjeçarit S.Sh, kosheret e bletëve.

Ndërkohë një procedim penal në gjendje të lirë ka filluar edhe për 39- vjeçarin O.M, banues në qytetin e Korçës, pasi të 12 kosheret e vjedhura janë gjetur në oborrin e banesës së tij.

39- vjeçari ka deklaruar para uniformave blu, se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kosheret i’a kishte blerë 62- vjeçarit Bamazati.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit :

Bejtim Damazoti, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 15.05.2017, ky shtetas, i ka vjedhur 12 koshere bletësh shtetasit S.Sh, 74 vjeç, banues në fshatin Gracë-Devoll.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.M, 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 4-Korçë, iu gjetën 12 koshere bletësh, të cilat sipas deklarimeve ky i fundit i’a kishte blerë 62-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Vjedhja" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale" parashikuar nga nenet 134 dhe 287/b të Kodit Penal.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv