KORÇË - I dehur qëllon të birin me sëpatë në kohën kur ai ishte në gjumë, pasi nuk e lejonte të konsumonte pije alkoolike. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen nr. 17 në qytetin e Korçës, ku i plagosur mbeti 22-vjeçari, Albano Sejdarasi.
Ai u qëllua me sëpatë në kokë nga babai i tij, Thoma Sejdarasi, pas një sherri që kishin pasur më parë.
I riu është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka arrestuar menjëherë autorin e krimit, Thoma Sejdarasi dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

(Foto: Majtas, babai Thoma Sejdarasi; djathtas, djali Albano Sejdarasi)
POLICIA: I PLAGOSURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku babai ka qëlluar me sëpatë të birin, duke i shkaktuar plagë të ndryshme.
“Rreth orës 13:45, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin Rajonal Korçë, A. S.,rreth 23 vjeç banues ne lagjen 17, Korçë i dëmtuar në pjesë të trupit me mjete të mprehta (sëpatë) dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mësohet se autori i kësaj ngjarje është babai i tij, M. S,. i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar të birin me mjetin prerës. Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë”, bën të ditur Policia e Korçës.

(Foto: Në rreth të kuq, banesa e familjes Sejdarasi)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com